☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,490 ▼ -1.81% ETH $2,211 ▼ -1.3% XRP $1.3283 ▼ -1.62% SOL $82.2500 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia kosovare ndalon 115 femra shqiptare

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njëritë në varësi të saj nga drejtoritë rajonale policore gjatë ditës së djeshme ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Implementimit i planit operacional të quajtur “Qershori 2016”, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në 29 vendeve të ndryshme, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë prerë gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar, 5 persona të dyshuar, për mbajtje të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës, raste këto të administruara në nivel lokal policor.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (176) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre ;

Shtetase të Shqipërisë ——-115

Shtetase të Malit të Zi ——-1

Shtetase e Moldavisë ——–1

Shtetase e Bullgarisë ——–1

Shtetase të RKS-së ——— 58

Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lendeve në fjalë.

Ndërsa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit të lokaleve janë sekuestruar;

Një (1) armë TT me (8) copë municion përkatës,

Dy (2) shufra,

Një (1) sprej,

Një (1) boks i hekurit,

Një (1) thikë ushtarake.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.