☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.07 ▲3.14%
ARI 5,203 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Policia përdor gazin lotsjellës për të zmbrapsur refugjatët

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Maqedoni kanë përdorur gazin lotsjellës gjatë së premtes, në mënyrë që të shpërndajnë mijëra emigrantë dhe refugjatë, të cilët po përpiqeshin të hynin në vend nga kufiri me Greqinë.

Lajmi bëhet i ditur nga një reporter i “Reuters”, i ndodhur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, i mbyllur vetëm një ditë më parë nga qeveria maqedonase, si shenjë paraprake për të ndalur fluksin e madh të emigrantëve ilegalë që shfrytëzonin Maqedoninë si vend tranzit për në BE.

Disa mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, shumica e të cilëve nga Siria, kaluan një natë të ftohtë në natyrë të hapur në zonën asnjanëse mes Maqedonisë dhe Greqisë, pasi Shkupi zyrtar shpalli të enjten gjendjen e krizës emergjente duke mbyllur efektivisht kufirin e saj jugor ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

Policë maqedonas të vendosur pas telave me gjemba përdorën edhe gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmën e irrituar që kërkonte të hynte në Maqedoni, me synimin për të kaluar më pas në veri drejt Serbisë e Hungarisë, si e vetmja mënyrë për të shkelur në zonën “Schengen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.