Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.10 ▲0.33%
ARI 4,169 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,072 ▼ -1.18% ETH $1,698 ▼ -2.03% XRP $1.1358 ▼ -2.06% SOL $68.9300 ▼ -2.85%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.10 ▲0.33 % ARI 4,169 ▼1.82 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.10 ▲0.33 % ARI 4,169 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Politika gjermane e mbrojtjes fokusohet tek BE

Berlini diskuton se si mund të zhvillohet bashkëpunimi ushtarak me SHBA nën Presidentin Trump. Ndërsa Juncker në Bruksel tha se SHBA nuk do të kujdesen në vazhdimësi për sigurinë e evropianëve, këtë duhet ta bëjmë vetë.

Deri në marrjen e postit të Presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump do të kalojnë disa javë. Qeveria gjermane pra ka kohë që të përgatitet. Por krejt të paqarta janë planet në politikën e jashtme të Trumpit.

Një nga temat me pikëpyetje është e ardhmja e NATO-s. Si do të vejë puna me aleancën ushtarake transatlantike, nëse Trump e bën realitet premtimin e fushatës së tij elektorale dhe e paraqet vërtet si çështje për shqyrtim besnikërinë në aleancë? Çfarë do të ndodhë, sikur SHBA ta pakësojnë dukshëm angazhimin e tyre financiar dhe ushtarak?

Në mbrëmjen pas zgjedhjes së Trumpit, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker mbajti në Berlin fjalimin e këtij viti për Evropën. SHBA nuk do të kujdesen në vazhdimësi për sigurinë e evropianëve, tha ai. “Këtë duhet ta bëjmë vetë”. Prandaj duhet të provohet edhe njëherë realizimi i një bashkimi evropian të mbrojtjes ose të hapet diskutimi për një ushtri evropiane. Debati nuk është i ri, por aktualisht ai po rigjallërohet.

 BE thekson Bashkimin e Mbrojtjes

Një ditë më pas, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen argumentonte ngjashëm në “Rheinische Post”. Krahas “ndërtimit të rëndësishëm të urave me administratën e Trumpit” “Gjermania duhet të kërkojë unifikimin e qëndrimeve me partnerët evropianë”. BE nuk do të ketë rrugë tjetër veç një organizimi më të mirë në politikën e sigurisë, shkroi Leyen. BE “është larg së qeni i aftë për të vepruar dhe vendosur, në atë masë që e dëshirojmë”. Për arritjen e këtij objektivi, për këtë përfundimi i zgjedhjeve në SHBA mund të japë një impuls të rëndësishëm.

Javën e ardhshme, ministrat e Mbrojtjes të BE do të konsultohen për një bashkëpunim të tillë më të ngushtë si plotësim për NATO-n. Në mes të dhjetorit, në një takim të nivelit të lartë të BE do të hapet rruga për një bashkim të mbrojtjes. Që prej Brexit-it ky plan është realist – deri tani qenë britanikët ata që vendosnin gjithmonë një veto kundër një “ushtrie të BE”.

Nga Bundeswehri pritet më shumë

Brexit dhe zgjedhjet në SHBA janë katalizatorë të një politike të re gjermane të mbrojtjes, e cila është në fillimet e saj. Që prej dy-tri vjetësh nga Bundeswehri kërkojnë më shumë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të hënën. Pritjen që Gjermania dhe evropianët të marrin më shumë përgjegjësi e ka shprehur jo vetëm Trumpi. Edhe për sigurinë e saj Gjermania duhet të mbajë më shumë peshë – pavarësisht se kush ndodhet në Shtëpinë e Bardhë. Këtë ministrja gjermane e Mbrojtjes e pati deklaruar që para zgjedhjes në një konferencë sigurie të CDU/CSU. Ajo i quajti “të justifikuara” kërkesat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.