🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,512 ▲2.65%
DOW 46,258 ▲2.3%
NASDAQ 21,547 ▲3.62%
NAFTA 102.34 ▼0.52%
ARI 4,695 ▲3.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,914 ▲ +1.97% ETH $2,101 ▲ +3.51% XRP $1.3425 ▲ +1.31% SOL $82.9400 ▲ +0.42%
S&P 500 6,512 ▲2.65 % DOW 46,258 ▲2.3 % NASDAQ 21,547 ▲3.62 % NAFTA 102.34 ▼0.52 % ARI 4,695 ▲3.01 % S&P 500 6,512 ▲2.65 % DOW 46,258 ▲2.3 % NASDAQ 21,547 ▲3.62 % NAFTA 102.34 ▼0.52 % ARI 4,695 ▲3.01 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Polonia hap dyert për armatimet e rënda të SHBA-ve, caktohen dy pika strategjike

Shtetet e Bashkuara do të krijojnë dy baza me pajisje të rënda ushtarake në Poloni, duke nisur prej mesit të vitit 2016, bën të ditur ministri polak i Mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të siguruar aleatët e merakosur nga veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kjo lëvizje do të shënojë të parën herë që Uashingtoni “strehon” pajisjet e rënda ushtarake në një prej anëtarëve më të rinj të NATO-s sa u përket shteteve të Europës Lindore dhe Baltikut, të cilat dikur kanë qenë pjesë e sferës sovjetike të influencës, apo kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në qershor, një zyrtar i lartë rus i Ministrisë së Mbrojtjes paralajmëroi se Moska duhet të forcojë praninë e saj ushtarake në kufijtë perëndimorë, nëse SHBA-të vendosin të sjellin armatime të rënda në shtetet baltike apo në lindje të Europës.

“Pas vëzhgimeve dhe pas bisedimeve me partnerët tanë amerikanë, janë përzgjedhur dy vende për strehimin e armatimeve të rënda të ushtrisë amerikane; njëra në Poloninë perëndimore dhe tjetra në verilindje të Polonisë”, bëri të ditur ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve, PAP, këtë të enjte. “Ne kemi parashikuar që pozicionimet të fillojnë nga mesi i vitit 2016”.

Ai nuk përcaktoi se çfarë lloj mjetesh të rënda do të dërgohen në Poloni, apo se në cilat rajone ekzaktësisht do të vendoseshin ato. Polonia, në verilindje kufizohet me Bjellorusinë, një aleat tepër i besueshëm i Rusisë.

Siemoniak tha se bisedimet që janë në vazhdim e sipër me SHBA-të të përfundojnë të paktën nga fillimi i muajit tetor të këtij viti.

Në qershor, një zyrtar amerikan që flet në kushte anonimiteti tha për “Reuters” se Pentagoni ka planifikuar të pozicionojë tanke luftarake, mjete të tjera këmbësorie dhe armatime të rënda në rajon, të mjaftueshme për rreth 5 mijë ushtarë të dislokuar atje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.