🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.48 ▼2.62%
ARI 4,806 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,582 ▲ +5.38% ETH $2,385 ▲ +9.16% XRP $1.3715 ▲ +3.42% SOL $86.2500 ▲ +5.36%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.48 ▼2.62 % ARI 4,806 ▲0.8 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.48 ▼2.62 % ARI 4,806 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Poposki: Emigrantët nuk janë keqtrajtuar, u detyruam të mbyllnim kufirin

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka mbrojtur taktikën e ndjekur nga shteti i tij për mbylljen e kufirit me Greqinë, duke theksuar se emigrantët nuk janë keqtrajtuar. Nikola Poposki tha se Maqedonia e ndërmori këtë hap për shkak se 3500 emigrantë kalonin kufirin çdo ditë.

Refugjatët, pjesa më e amdhe nga Lindja e Mesme, duan të arrijnë në shtetet e Bashkimit Europian. Amnesty International ka deklaruar se ata ishin trajtuar më shumë si protestues se sa si refugjatë. Maqedonia ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën.

Poposki ka thënë për BBC-në se nuk kishte parë pamje të refugjatëve që keqtrajtoheshin, por tha se atje është bërë një “ndërhyrje” pasi situata “u përkeqësua në mënyrë dramatike”. “Në ditët e fundit ka pasur një rritje dramatike të fluksit të emigrantëve dhe numri ka arritur në 3000 apo 3500 në ditë, dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për një shtet me dy milionë banorë. Ne duhet të riforcojmë kontrollin e hyrjes së paligjshme në territorin e Maqedonisë”, ka thënë z. Poposki.

Medecins Sans Frontieres ka bërë të ditur se 10 persona janë plagosur nga gazi lotsjellës i trupave maqedone në fshatin Edomeni, afër kufirit me Greqinë.

1 Koment

  • Parminder 08 October 2015, 15:09

    Moj kengetare late nam nuk po dini se cfare te beni qe te duneki neper faqet egazetave por mos kujtoni se me keto veprime do te fitoni fansa perkundrazi te besh veprime jo te kendshme nuk fiton simpati por neveri ne publik

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.