Poradeci katër stinor i Diana Miles
Një liqen që ndërron ngjyrat në çdo stinë dhe që rrethohet nga vende të bukura, qytet me një kurorë gështenjash, me një kala që mbart histori, një qytet me mështekna që fshehin burimet e Drinit në rrënjet e tyre… , e mbi të gjitha një qytet me njerëz të mrekullueshëm, mikëpritës, të hijshëm, të mënçur e të duruar. Ky është Pogradeci, qyteti i dashur i Diana Miles i shtrirë në juglindje të vendit . Si arkitekte, Diana thotë në këtë intervistë se Pogradecit i mjafton që ka një liqen të mrekullueshëm dhe banorë që e duan fort qytetin. Ka shumë rrugë që do rregullohen e zbukurohen, ka mjaft sheshe që do gjelbërohen, ka mjaft fasada që duhen të marrin një pamje të denjë për një qytet si Pogradeci. Kandidatja për Aleancën për Shqipërinë Europiane duke treguar krijimin e Asamblesë së qytetit sepse, thotë se “ka shumë familje të nderuara që kontributi që kanë dhënë për Pogradecin, është qytetaria e kultura”. Së bashku më idetë e tyre që reflektojnë kulturë, do të realizohen projekte që shtëpitë e ‘Qytetit të Dritës’ të marrin frymë lirisht e të mos rrethohen nga pallate shumëkatëshe. Oborret me lulet e bukura do të nxjerrin ne pah hijeshinë e traditën që reflekton dinjitet. Diana thotë se, do të dëgjojë shpirtin artist të qytetarëve për të mbrojtur me fanatizëm traditën poradecare që ka në thelb veç pjesës aristokrate dhe mençurinë, mikpritjen bujarinë. Turizmi katër stinor, një nga pikat e programit që ka prezantuar Diana Mile, do të mbështetët të gjithshka që Pogradeci meriton, që çdo ditë e vitit të ketë vizitorë që të pushojnë duke shijuar të veçantat e çdo stine. Të shijojnë pranverën e bukur në qytet dhe zonat përreth të cilat do kenë pamjen magjike të gjelbërimit, verën e zhurmëshme buzë liqenit duke shijuar ushqimet tradicionale dhe perimet bio të fshatrave, vjeshtën e artë që do afrojë artistët të tregojnë talentin dhe punët e tyre në rrugicat karakteristike të qytetit, dimrin e zbukuruar me dëborë dhe ngrohtësinë e zemrës të familjeve mokrare që me fisnikëri do mbajnë hapur muzeun etnografik. Kur e pyet për fushatën elektorale që ka zhvilluara ajo të thotë se së bashku me dëgjesat, dhe me kilometrat që ka përshkruar, ka njohur shumë njerëz të thjeshtë por me zemër të madhe. Njerëz që paçka problemeve të jetës nuk kursenin ti hapnin zemrën Dianës dhe ta pranonin në jetën e tyre, vyrtyte të cilat i quan pasuri dhe vlera që ja mbysin lodhjen e ditës duke i dhënë më shumë energji.
Si do ta vlerësonit ju fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit, tani kur kane mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i saj ?
D.M : Kjo fushatë nisi mbarë dhe po ashtu vazhdoi. Unë vlerësimin për këtë fushatë e jap maksimal, për profesionalizmin dhe qytetarinë. Mbështetja nga Aleanca për Shqipërinë Europiane bujaria dhe mikpritja e gjithë banorëve anembanë Pogradecit i dhanë ngjyra kësaj fushate. Të dëgjoje pogradecarët për problemet e tyre por edhe per mbështetjen që më jepnin ishin shumë për të më shtuar energjitë që ta nisja ditën bukur dhe ta përfundoja po ashtu. I ideuam dhe i shkruam bashkë projektet dhe po bashkë do t’i realizojmë.
Mendoni se së bashku me stafin tuaj keni organizuar një fushatë të suksesshme ?
D.M : Suksesi i kësaj fushate është i dukshëm dhe i prekshëm. Unë dhe stafi i mrekullueshëm, pa lënë të na humbasë asnjë ditë, kemi analizuar çdo detaj, kemi shkruar çdo problem që na bëhej prezent nga banorët dhe mendonim si ta përfshinim në projektin tonë. Së bashku me stafin kishim vetëm një drejtim gjatë fushatës, dhe drejtimi i duhur ishin pogradecarët dhe cilësia e jetës së tyre në këtë qytet të mrekullueshëm. Cinizmi, gjerat sipërfaqësore ishin shumë larg fushatës sonë. Ne u bëmë shok vetëm me banorët, shqetësimet e tyre dhe projektet që të përmirësonim jetën e tyre.
Si arkitekte , si do ta përcaktonit Pogradecin sot , si e shihni nga ana arkitekturore por edhe urbane ?
D.M : Si arkitekte do të thoja që Pogradecit i mjafton që ka një liqen të mrekullueshëm dhe banorë që e duan fort qytetin. Ne arkitektëve nuk na mungojnë idetë por frymëzimi do të thoja është maksimal kur mendon që këtij qyteti t’i japësh formën që Lasgushi e Mitrushi me mjeshtëri e përshkruajnë aq bukur. Ka shumë rrugë që do rregullohen e zbukurohen, ka mjaft sheshe që do gjelbërohen, ka mjaft fasada që duhen të marrin një pamje të denjë për një qytet si Pogradeci.
Si do të mund tja ktheni aristokracinë qytetit të Pogradecit ?
D.M : Me krijimin e Asamblesë së qytetit nuk do të mungojnë dhe pjesëmarës nga “Aristokracia” si e quani ju. Është e vërtetë që kemi shumë familje të nderuara që kontributi që ata kanë dhënë për Pogradecin është qytetaria e kultura. Do dëgjojë çdo ide të tyre që reflekton kulturë e së bashku do të realizojmë projekte që shtëpitë e tyre të marrin frymë lirisht e të mos rrethohen nga pallate shumëkatëshe. Oborret të kenë vend për lulet e bukura që të nxjerrin ne pah hijeshinë e traditën që reflekton dinjitet. Do të dëgjoj shpirtin artist të këtyre qytetarëve për të mbrojtur me fanatizëm traditën poradecare që ka në thelb veç pjesës aristokrate dhe mençurinë, mikpritjen bujarinë.
Gjithsesi si një vajzë poradecare, çfarë njohët ju nga Pogradeci gjatë kësaj fushate ?
D.M : Bashkia e madhe tashmë me reformën territoriale do shtrihen në një terren mjaft të gjërë. Unë bashkë me dëgjesat, kilometrat që kemi përshkruar kam njohur dhe shumë njerëz të thjeshtë por me zemër të madhe. Njerëz që paçka problemeve të jetës nuk kursenin të hapnin zemrën dhe të më futnin aq shpejt në jetën e tyre. Dhe me besoni këto janë vertet pasuri dhe vlera që e mbysin lodhjen e ditës. Takimet me këta njerëz të jepnin shpresë dhe energji.
Çfarë është qyteti juaj i lindjes për ju ?
Mendoni një liqen që ndërron ngjyrat në cdo stinë e që rrethohet nga vende të bukura, me një kurorë gështenjash, me një kala që mbart histori, me ca mështekna që fshehin burimet e Drinit në rrënjet e tyre, e mbi të gjitha me ca njerëz të mrekullueshëm, mikëpritës, të hijshëm, të mënçur e të duruar. Ky është qyteti im i dashur që në 21 qershor do të më japë mundësinë t’i ndyshoj pamjen dhe jeten qytetarëve.
Cilat janë pikat më të mprehta ku mbështetet program juaj ?
D.M : Pikat më të mprehta ku mendoj të ndërhyjmë pasi të fitojmë bashkinë e madhe janë infrastruktura, ekonomia, turizmi katërstinor, zhvillimi i të gjithë llojeve të sporteve, gjallërimi i jetës për të gjitha grupmoshat.
Ju keni deklaruar gjate fushates tuaj ndër të tjera se do t’i kushtoni shume vëmëndje turizmit katër stinor ?
D.M: Po qyteti ynë e meriton që çdo ditë te vitit të ketë vizitorë që të pushojnë duke shijuar të veçantat e çdo stine. Me pranverën e bukur që jo vetem qyteti por të gjitha zonat përreth do kenë pamjen magjike të gjelbërimit, me verën e zhurmëshme që të afron liqeni duke shijuar ushqimet tradicionale dhe perimet bio të fshatrave , me vjeshtën e artë që do afrojë artistët, të tregojnë talentin e punët e tyre në rrugicat karakteristike të qytetit, me dimrin e zbukuruar me dëborë por dhe me ngrohtësinë e zemrës të familjeve mokrare që me fisnikëri do mbajnë hapur muzeun etnografik.
Mendoni se keni ecur në udhë të mbarë, në të gjithë strategjinë e ndërtuar nga stafi juaj?
D.M: Po kam ecur në rrugën e duhur. Jam kandidatja që po përfaqësojë Aleancën për Shqipërine Europiane dhe me besim të plotë, kemi projektuar ato që i duhen këtij qyteti dhe banorëve të tij. Me po këtë bindje duke ndjekur drejtimin e duhur do të fitojmë bindshëm dhe do të zbatojmë këto projekte të ndihmuar nga qeveria shqiptare duke ecur të sigurtë drejt integrimit.
Sa i vërtetë mendoni se ka qënë elektorati me ju , flas këtu kur ju e keni takuar dhe keni ndarë shqetësime të përbashkëta ?
D.M: Në këtë fushatë çdo banor e çdo grup ka qënë i vërtetë. Nuk besoj se kam ndarë ide e shqetësime me njerëz jo të sinqertë. Me kanë pyetur për ato që ndjenin e i shqetësonin vërtetë dhe përgjigjet e mia kanë qënë me zemër të hapur, që do të thotë zgjidhje të problemeve e premtime që do të bëhen realitet.
Si do të vlerësonit ju elektoratin shqiptar, a e ka krijuar pjekurinë të dijë të japë votën e duhur ?
D.M : Më saktë elektorati pogradecar për mendimin tim them që po ec në drejtimin e duhur. E rëndësishme e kësaj fushate ishte që pjesa më e madhe e tyre kishin nevojë të të pyesnin dhe të dëgjonin përgjigjet e mia me durim. Për mendimin tim sa vjen e më tepër ky elektorat po largohet nga ato joshjet qesharake për blerje të votës. Njerëzit kanë filluar të peshojnë në mendjet e tyre kush prej kandidatëve vlen dhe ku e vërteta zotëron.
Mendoni se ka ardhur momenti që elektorati ti japë votën individit dhe jo partisë ?
D.M: Mendoj që jo plotësisht ka erdhur kjo kohë. Kjo edhe për faktin që jo çdo parti vendos një kandidat të denjë për të përfaqësuar një komunitet. Konkretisht për qytetin e Pogradecit edhe pse nuk ka nje numër shumë të lartë banorësh, krahasuar me bashkitë e tjera, meriton që të perfaqësohet me njerëz që karakterizohen nga: zgjuarsia, ndershmëria, profesionalizmi, humanizmi, aftësi menaxhuese etj.
Sa i sigurtë jeni në fitoren e 21 qershorit ?
D.M: Elektorati që më voton në 21 qeshor janë të gjithë banorët e Pogradecit që kam takuar gjatë gjithë fushatës dhe ata me duan mua si kryetaren e Bashkisë se Madhe. Sigurinë e gjej vetëm tek ata dhe ne 21 Qershor do të ketë vetem fitore të Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Çfarë mësoi Diana Mile nga kjo fushatë elektorale ?
D.M: Diana Mile është njësoj si të gjithë njerëzit e tjerë që asnjëherë nuk mund të thotë di çdo gjë. Mësova shumë gjëra por mbi të gjitha është shumë bukur të njohësh njerëz të thjeshtë. Brenda kësaj ndjenje është e gjitha ndjenjë.