☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,350 ▼0.72%
DOW 49,485 ▼0.4%
NASDAQ 25,812 ▼1.07%
NAFTA 103.42 ▼0.92%
ARI 4,501 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,707 ▼ -0.14% ETH $2,113 ▼ -0.69% XRP $1.3738 ▼ -0.69% SOL $84.5300 ▲ +0%
S&P 500 7,350 ▼0.72 % DOW 49,485 ▼0.4 % NASDAQ 25,812 ▼1.07 % NAFTA 103.42 ▼0.92 % ARI 4,501 ▼1.25 % S&P 500 7,350 ▼0.72 % DOW 49,485 ▼0.4 % NASDAQ 25,812 ▼1.07 % NAFTA 103.42 ▼0.92 % ARI 4,501 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Kronika

Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takime në drejtoritë vendore të Policisë Fier dhe Gjirokastër dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Ai ka kërkuar nga efektivët, angazhim maksimal për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e paligjshmërive dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Po ashtu, Hita kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Gjatë takimeve, Hita u ndal dhe te sezoni turistik dhe ka kërkuar nga shërbimet e Policisë, performancë, sjellje, etikë, komunikim, angazhim maksimal dhe reagim në kohë për çdo rast.

Një detyrë tjetër që la Hita ishte ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado i vogël që të jetë. Ai kërkoi nga shërbimet e Policisë, që t’i ndjekin me përparësi shqetësimet, t’i kushtojnë rëndësi sinjalizimeve për dhunë në familje, konflikteve dhe t’i trajtojnë rastet me profesionalizëm.

Drejtori vuri theksin edhe te siguria rrugore dhe kërkoi performancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, monitorim me mjete logjistike bashkëkohore dhe asnjë ndalimin të  automjeteve, pa shkak, në akset kryesore nacionale.

Më tej, Hita theksoi se në qendrat urbane, Policia Rrugore duhet të angazhohet maksimalisht për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që bëhen burim aksidenti ose pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, për xhirimet e gomave apo zhurmën që gjenerojnë marmidat e modifikuara, për drejtimin e automjeteve, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësinë tej normave të lejuara dhe për çdo shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë takimit në Gjirokastër, Drejtori i Përgjithshëm la porosi për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, rritjen e bashkëpunimit me homologët grekë, për menaxhimin e rasteve të fluksit të lëvizjeve, duke shtuar sportelet për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.