☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,559 ▼ -0.81% ETH $2,152 ▼ -0.52% XRP $1.4406 ▼ -1.38% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Porti i Durrësit, 40 mln euro për përmirësimin e infrastrukturës

Modernizimi i Portit të Durrësit shihet si domosdoshmëri për rritjen e konkurrueshmërisë në transportin me kontenierë, si në kohën e dorëzimit, atë të ekonomisë së shkallës, por edhe në përpunimin e shpejtë. Në një dokument të muajit prill të Bankës Botërore thuhet se projekti i përmirësimit të infrastrukturës parashikon në total një kosto prej rreth 40 milionë euro, nga të cilat një pjesë do të mbulohen nga BERZH dhe pjesa tjetër nga BEI.

Projekti përfshin përmirësimin e ndërtesës së terminalit të pasagjerëve, si dhe rizhvillimin e kalatave 7 dhe 8. Kapaciteti i përpumnimit për pasagjerët do të jetë rreth 1,900, për makinat 520 mbërritje dhe 720 nisje.

Në dokument thuhet se Porti i Durrësit është me rëndësi jetike për ekonominë shqiptare pasi krijon akses për një treg me rreth 40 milionë konsumatorë, ndaj nevoja për modernizimin dhe përmirësimin është urgjente.

Porti i Durrësit trajton rreth 90% të transportit detar ndërkombëtar dhe rreth 85% të gjithë eksportit dhe importit të vendit. Në total punëson rreth 600 persona, ndërsa krijon mijëra vende pune në mënyrë indirekte në transport, shpërndarje, sistem bankar etj. Trafiku mesatar vjetor i mallrave është rreth 3.8 milionë ton, ndërsa ai i pasagjerëve llogaritet në rreth 80,000.

Në dokumentin e përgatitur nga Banka Botërore thuhet se përmirësimi i infrastrukturës do të rrisë kapacitetin e terminalit të trageteve për pasagjerët, si dhe do të përmirësojë cilësinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.