🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,712 ▲0.28%
DOW 52,415 ▲0.86%
NASDAQ 26,447 ▲0.06%
NAFTA 97.39 ▼1.17%
ARI 4,153 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,431 ▲ +0.33% ETH $2,431 ▲ +1.15% XRP $1.3151 ▲ +0.89% SOL $105.2200 ▲ +0.69%
S&P 500 7,712 ▲0.28 % DOW 52,415 ▲0.86 % NASDAQ 26,447 ▲0.06 % NAFTA 97.39 ▼1.17 % ARI 4,153 ▼0.18 % S&P 500 7,712 ▲0.28 % DOW 52,415 ▲0.86 % NASDAQ 26,447 ▲0.06 % NAFTA 97.39 ▼1.17 % ARI 4,153 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

PORTUGALI – Policia largon kampet e protestuesve dhe arreston 55 persona

– Policia portugeze ndërhyri sot paradite në Lisbonë dhe Porto, duke çmontuar kampet e protestuesve që kundërshtojnë përkeqësimin e krizës së strehimit në vend, sipas Reuters.

Gjatë operacionit u arrestuan 55 persona, të cilët, sipas policisë, kishin refuzuar të largoheshin vullnetarisht nga zonat e pushtuara.

Në Lisbonë, protestuesit kishin ngritur rreth 200 tenda në sheshin qendror ”Rossio” që prej së shtunës, ndërsa në Porto aktivistët kishin qëndruar prej rreth 10 ditësh në sheshin ”Dom Joao”.

Operacionet e koordinuara nisën pasi autoritetet i kishin paralajmëruar protestuesit se kampet ishin të paligjshme.

Në Porto, demonstruesit i çmontuan vetë tendat, ndërsa në Lisbonë policia ndërhyri për të liruar sheshin.

Përfaqësuesja e protestuesve në Lisbonë, Carla Valadao, e cilësoi ndërhyrjen policore si tepër agresive dhe paralajmëroi se protesta do të rifillonte në orën 19:00.

Nga ana tjetër, drejtuesi i policisë së sigurisë publike, Sergio Soares, deklaroi se operacioni ishte zhvilluar në mënyrë të qetë, proporcionale dhe të përshtatshme, pa sulme të organizuara nga policia.

Ai konfirmoi arrestimin e 55 personave dhe bëri të ditur se dy persona kishin pësuar lëndime të lehta.

Protestuesit kërkojnë që qeveria e qendrës së djathtë të tërheqë një projektligj që synon të lehtësojë procedurat e dëbimit të qiramarrësve dhe të heqë kufizimet mbi qiratë në kontratat e reja.

Nisma ka kaluar fazën e parë të shqyrtimit në parlament, ndërsa debati për masat e propozuara ka shtuar pakënaqësinë e aktivistëve për të drejtën e strehimit.

Portugalia po përballet me një nga krizat më të rënda të banimit në Evropë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.