☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.04 ▲3.3%
ARI 4,398 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,466 ▲ +3.37% ETH $2,142 ▲ +4.86% XRP $1.4139 ▲ +2.67% SOL $90.3000 ▲ +4.94%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pranga bosit shqiptar në Greqi, “zbardhi” Athinën me kokainë nga Bolivia

Policia greke ka mundur të shkatërrojë një tjetër rrjet kokaine të drejtuar nga shqiptarët. Në pranga kanë përfunduar plot 23 persona.

Sipas policisë greke kjo organizatë kriminale trafikonte kokainë nga Bolivia në Greqi, ku shitej në disa zona të Athinës.

Organizata kriminale ishte e ndarë në dy grupe. Në grupin e parë me 17 anëtarë, drejtuesi ishte një 44-vjeçar nga Shqipëria, i cili njihej me nofka të ndryshme si “Biondi”, “Xhimi”, “Xhaxhai” i cili ka qenë disa herë i dënuar për drogë në Greqi.

44-vjeçari shqiptar mbante kontakte me një 61-vjeçar nga Venezuela për t’u furnizuar me kokainë nga Bolivia.

Një 58-vjeçar grek nga Kreta magazinonte dhe fshehte drogën në Athinë, kurse një 53-vjeçar kolumbian ishte i përfshirë në shitjen e drogës në Spanjë dhe Holandë.

Duke negociuar me furnizuesit nga Bolivia, ata ndërmjetësonin me trafikantët në Holandë dhe vende të tjera të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.