Moda

Pranverë-verë 2015, rikthim në vitet ’70

Veshjet e trashëguara nga vitet ’70 janë tendenca e re e sezonit pranverë-verë 2015.

Vitet ’70, drejt të cilave kanë rendur së fundi të gjithë stilistët, janë ato që kanë frymëzuar për një kohë të gjatë emrat më në zë të modës. Njihet ndryshe si periudha e një marrëdhënieje të gjatë të pop-artit dhe muzikës rock, bashkë me stilin dhe detajet e kësaj periudhe: thekët, lëkura, lulet, prerjet josimetrike dhe figurat gjeometrike, por në të njëjtën kohë edhe ngjyra të larmishme.

Dominojnë kryesisht ngjyrat e pastra, e bardha, bojëqielli me të gjitha nuancat e saj, deri tek nude dhe pastel.

Fillimi i muajit maj do të dominohet nga materiale dhe ngjyra të ndryshme. Veshjet e këtij sezoni janë më shumë të përqendruara në stilin e pas viteve ’70, duke guxuar të kombinohen edhe me pak detaje nga vitet ’90, këshillon dizajneri dhe stilisti i modës, Niko Komani.

Nga pamja e paradites “pret-a-porter” e deri tek “colorfull mikes” për orët e vona të mbrëmjes.

Xhinsi është dominues në këtë sezon, i grisur, por edhe ai i thjeshti, me bel të lartë. Hyrje e re është edhe xhinsi kauboj, i cili daton rreth viteve ’70 dhe pak më vonë, në masë të gjerë përdorimi.

Stili urban që orienton tendencat e viteve ’70 (pop-art) është i pranishëm shumë edhe në këmbë për këtë sezon, shkruan revista class. Këpucët, sandalet, shapkat do të rikthehen pak pas viteve ’70, të krijuara enkas për rrugë të vështira, por e veçanta e tyre është platforma, e cila i bën të jenë gati-gati unike.

Po kështu, sandalet, atletet, por edhe këpucët do të dominohen nga ngjyrat e forta, por edhe lulet, pikat apo aksesorët.

Ja çfarë sugjeron Niko Komani, për sezonin e ri pranverë-verë 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button