🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.47 ▲1.63%
ARI 4,427 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,738 ▼ -0.65% ETH $1,881 ▲ +0.08% XRP $1.0175 ▼ -0.18% SOL $75.9700 ▼ -0.51%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.47 ▲1.63 % ARI 4,427 ▲0.15 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.47 ▲1.63 % ARI 4,427 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Prapashtica për Sabri Novosellën: Më akuzoi se kërkesa për Republikë ishte tradhti, kërkonte bashkim me Shqipërinë

Abdullah Prapashtica ka rrëfyer detaje nga takimi i parë me Sabri Novosellën dhe përpjekjet për bashkimin e organizatave politike shqiptare në ilegalitet gjatë viteve ’80.

Në ciklin ekskluziv “Dosjet” në “Debat Plus”, Prapashtica tha se takimi i parë me Novosellën ishte zhvilluar më 20 nëntor 1981, pasi ai ishte larguar nga Kosova dhe ishte vendosur në Turqi.

Sipas tij, në atë takim Prapashtica dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin treguar Novosellës se kush ishin dhe cilat ishin planet e tyre politike.

“Takimi i parë ka qenë më datë 20 nëntor të vitit 1981. Ne atëherë i kemi treguar edhe Sabriut se kush jemi dhe çfarë planesh kemi dhe kemi vazhduar bisedimet me ta. Ai na ka prit jashtëzakonisht mirë, është sjellë mirë”, tha Prapashtica.

Ai tregoi se besimi ndaj Novosellës ishte i madh, ndër të tjera edhe për shkak të lidhjeve të tij me Adem Demaçin dhe familjes Novosella.

“Ne në njëfarë mënyre kemi pasë besimin, përderisa ka qenë shok i Adem Demaçit, kemi pasë besim të pakufizuar. Plus ka qenë vëllai i Selatin Novosellës dhe Selatini ka qenë njëri prej organizatorëve të demonstratave të vitit ’68”, rrëfeu ai.

Prapashtica tha se gjatë takimeve me Novosellën kishin diskutuar edhe për nevojën e kontaktimit me organizatat e tjera shqiptare dhe për bashkimin e tyre.

Megjithatë, sipas tij, marrëdhëniet nuk kishin qenë gjithmonë të qeta. Prapashtica tha se me kalimin e kohës Novosella kishte shfaqur qëndrime të ndryshme dhe kishte kritikuar kërkesën për Republikën e Kosovës.

“Sabriu fillimisht ishte shumë i sjellshëm dhe i këndshëm për bisedë, mirëpo me kalimin e kohës ai eskalonte, kohë pas kohe eskalonte, dilte një person krejt tjetër, në 180 shkallë në anën e kundërt”, tha Prapashtica.

Sipas tij, Novosella kishte kundërshtuar organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës, duke argumentuar se duhej kërkuar bashkimi me Shqipërinë.

“Ndonjëhere edhe na akuzonte pse me organizu demostratat për Republikën e Kosovës, është dashtë me kërku bashkim me Shqipërinë dhe jo bashkim me krijimin e Republikës dhe bile ka ”, rrëfeu Prapashtica.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.