Ekonomia

Preçi: Ekonomia shqiptare ka potenciale për më shumë mundësi zhvillimi

Analist-Ekonomie-Zef-Preci-466x350Ekonomia shqiptare ka kapacitete dhe potenciale të pashfytëzuara, kontributi i të cilave do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit te vendit.
Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike në Tiranë, dr. Zef Preçi, në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se, ekonomia kombëtare është një ekonomi normale e tregut, por për shumë arsye, që lidhen me qeverisjen dhe efektet e krizës, kjo ekonomi vazhdon të punojë nën kapacitet.
Eksperti i ekonomisë e sheh me optimizëm ecurinë e treguesve ekonomike të vendit, ndësa apelon se lehtësimi i politikës fiskale, rritja e kredimit dhe klima e qetë politike, janë faktorë që do të kushtëzojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.
Ne këndvështrimin e ekspertit, i pyetur se si do ta vlerësonte ecurinë e ekonomisë dhe politikat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin e vendit, dr. Preçi tha se, ekonomia jonë është një ekonomi normale e tregut, që do të thotë se tashme pas 25 vitesh, ka ndërtuar hap pas hapi të gjitha institucionet e tregut. Prej vitit 2009 e deri më sot,  problematike mbetet funskonimi i saj nën kapacitet, çka do të thotë që mundësitë janë për të pasur më shumë prodhim, të punësuar, kontribute në taksa dhe eksporte, por që për një numër arsyesh që lidhen mes qeverisjes dhe efektet e krizës, kjo ekonomi vazhdon të punojë nën kapacitet.
Në të njëjtën kohë, maxhoranca aktuale ka krijuar terren, që biznesi vendas dhe sipërmarresit të marrin sinjalet e dudura, që të reflektojnë përparësitë zhvillimore të vendit. Eshtë fakt që qeveria ka hartuar një sërë strategjish, të cilat duhet të materializohen me politikat dhe instrumentat përkatës, për t’u konkretizuar dhe me financime.
Nga ana tjetër, politikat e kreditimit, si motor i zhvillimit, duhet të materializohen në nismat e sipërmarrësve. Pavarësisht përmirësimeve në sistemin bankar ende qarkullimi i parave CASH përbën një faktor negativ në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shkak kryesor për nivelin e lartë të informalitetit, Ndërsa këmbimi valutor paralel është spekullim që rrit qarkullimin e parasë jashtë bankave. Sot niveli i kreditimit është në nivele minimale, jo sepse ekonomia nuk ka nevojë, por sepse kosto e parasë është e lartë.
Ai e lidh nivelin minimal të kredimit, me politikën monetare të Bankës Qendrore, qe në thelb ka ndihmuar fuqizimin e bankave dhe jo të ekonomisë. “Norma e interesit të depozitave dhe kredisë lëviz deri me dy shifta, që do të thotë se koston e krizës e paguan përdoruesi fundor i kësaj hallke. Ndërsa në kushtet e kredisë së shtrënguar, një numër i madh biznesesh ndodhen në vështirësi dhe po aktivizojnë borxhet me fajde. Sipas të dhënave zyrtare, evidenton Preçi, 56% e borxheve merren jashtë sistemit bankar.
Qartësimi i politikave që ndjek qeveria ndaj biznesit, duke lehtësuar politikat fiskale, inkurajimi i kredisë dhe mbi të gjitha përjashtimi i rreziqeve që vijinë nga debati politik, ose klima politike më e qetë, do të ishin tre elementët që do të kontribuonin për një përshpejtim të zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit si dhe futjen e tij në rrjedhën e rritjes ekonomike të qëndrueshme.
Duke u ndalur në treguesit e borxhit publik, akademiku dr. Preçi, shpjegon se, është shumë e rëndësishme se për çfarë merret ky borxh. “Ne se merret borxh për të shlyer borxhin, kuptohet se përshpejtimi i zhvillimit do të jetë ende i largët. Ndërsa është produktive dhe efiçente të financohen jo vetëm projekte në infrastrukturë, por të investohet në sektorë që krijojnë rrugë për përshpejtimin e rritje ekonomike”, thote ai.
Çdo lek që merret për nevoja publike duhet të krijojë terren për përshpejtimin e zhvillimit të atij sektori që e përfiton. Ai shton se, një rezervë e madhe mbetet ekonomia e dijeve. Një investimi efiçent i kontrolluar, sa më pak korruptiv në sistemim arsimor, si nga prindërit dhe nga shteti, duhet të fusë sistemin arsimor në rrugën e një komponenti konkurrues të dijes, si mekanizëm që ndikon në rritjen e ekonomisë kombëtare.
Futja në qarkullim ekonomik i potencialeve të vendit si, nafta dhe minierat, si të vetmit burim i rëndësishëm, do të çonte në uljen e borxhit publik përmes përmirësimit e performacës fiskale të ekonomisë informale. Ai apelon qe qeveria duhet të qartësojë politikat e stategjitë me kontribut në ekonomi dhe të mos mjaftohet me heqje licensash, por të ndjekë rregulla të qarta ligjore që mundësojnë respektimin e të gjitha palëve.
Lidhur me opsionin e zëvendësimit të lekut me euron në një periudhë afatmesme, dr. Preçi shprehet se ky do të ishte një kontribut pozitiv në këtë drejtim. “Ka një perceptim të gjerë në publikun shqiptar për qëndrueshmërinë e besueshmërinë e monedhës euro”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button