☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,746 ▲0.47%
DOW 53,961 ▲0.14%
NASDAQ 26,610 ▲0.99%
NAFTA 78.19 ▲1.16%
ARI 4,398 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,868 ▲ +0.22% ETH $1,913 ▼ -0.08% XRP $1.0218 ▼ -2.34% SOL $73.7000 ▲ +0.42%
S&P 500 7,746 ▲0.47 % DOW 53,961 ▲0.14 % NASDAQ 26,610 ▲0.99 % NAFTA 78.19 ▲1.16 % ARI 4,398 ▲2.3 % S&P 500 7,746 ▲0.47 % DOW 53,961 ▲0.14 % NASDAQ 26,610 ▲0.99 % NAFTA 78.19 ▲1.16 % ARI 4,398 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Arte

Premierë e sezonit artistik, “Otello” një nga tragjeditë më të fuqishme të Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar

“Otello” nga William Shakespeare, që mbetet një nga tragjeditë më të fuqishme të teatrit botëror premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Veprën e Shekspirit këtë mbrëmje premierë në skenën teatrore e sjell në sezonin artistik regjisori Qëndrim Rijani. Me një kastë aktorësh të njohur në role, vepra e Shekspirit në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë është dhe një nga momentet e rëndësishme në jetën artistike këtë sezon.

“Otello” nga William Shakespeare përkthyer nga Fan Noli, mbetet një nga tragjeditë më të fuqishme të teatrit botëror një strukturë dramatike ku pushteti, dashuria dhe manipulimi përplasen deri në shkatërrim. Me regjinë e Qëndrim Rijanit, shfaqja estetikisht udhëton në kohë, fillon në të tashmen dhe, ndërsa tema e saj patriarkalizohet dhe strukturat e kanunit bëhen gjithnjë e më të dukshme, rrëshqet gradualisht drejt kohës së William Shakespeare. “Ky udhëtim është kthim në rrënjët e mekanizmave që prodhojnë dhunë, kontroll dhe tragjedi.

“Otello” mbetet një nga veprat më dominuese në historinë e teatrit: një tekst që sfidon çdo brez dhe që vazhdon të prodhojë tension, konflikt dhe kuptim në çdo kohë”, thuhet rreth veprës produksion i TK-së. Aktorë në role janë: Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Donald Shehu, Luli Bitri, Viktor Zhusti, Artan Imami, Florian Agalliu, Genti Deçka, Alert Çeloaliaj, Krist Lleshi. Skenograf Valentin Zvetozarev, kostumografe Marije Pupuçevska, kompozitor Endri Sina, koreograf Artan Ibërshimi dhe asistentë/regjisorë Trista Lulo, Ulpianë Maloku.

Krijimtaria e regjisorit Qëndrim Rijani është zhvilluar në një hapësirë të gjerë ndërkombëtare, me prezantime në festivale në Kroaci, Zvicër, Rusi, Turqi, Hungari, Serbi, Bosnjë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bulgari. Në qendër të punës së tij qëndrojnë autorët e mëdhenj dhe kryeveprat e dramaturgjisë botërore, përfshirë edhe Wiliam Shakespeare, nga i cili ka vënë në skenë vepra si “Tregtari i Venedikut”, “Makbethi” dhe “Jul Cezari”. Në skenën e TK-së vepra “Otello” me regji nga Qëndrim Rijani ngjitet këtë mbrëmje në skenë për të vijuar dhe në datat 15,16,17 maj për publikun.

Vepra e Shekspirit

Shkruar rreth vitit 1603, “Otello” një nga tragjeditë më të fuqishme të Shekspirit, ku xhelozia, manipulimi dhe tragjedia njerëzore ndërthuren në mënyrë dramatike. Në qendër të veprës është Otello, një gjeneral i nderuar, i cili bie pre e intrigave të Iagos dhe dyshimeve shkatërruese ndaj Desdemonës.

Përmes kësaj historie, vepra eksploron dobësitë njerëzore, besimin dhe pasojat fatale të manipulimit dhe mungesës së komunikimit. William Shakespeare (Uilliam Shekspir) (1564-1616) ishte dramaturg, poet dhe aktor anglez, i konsideruar si shkrimtari më i madh i gjuhës angleze. Ai lindi në Stratford-upon-Avon dhe shkroi rreth 39 drama, 154 sonete dhe disa poema. Veprat e tij, si Romeo dhe Zhuljeta, Hamleti, Makbethi, As You Like It (Si ta doni) dhe Otello, trajtojnë tema si dashuria, pushteti dhe natyra njerëzore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.