Rajoni

Presidenca bullgare fillon zyrtarisht, elita politike e Evropës në Sofje

Me një ceremoni solemne në Sofje sot, më 11 janar 2018,  fillon zyrtarisht Presidenca e parë Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Dhjetë vjet pas aderimit tonë në BE Bullgaria e merr përsipër përgjegjësinë për ta koordinuar veprimtarinë e organeve dhe të institucioneve kryesore të një organizate pa analog, së cilës 28 shtete evropiane i kanë dhënë të drejta të mëdha në politikën ndërkombëtare, siguri dhe ekonomi.

Me rastin e fillimit të Presidencës në Sofje mbërriti elita politike e Evropës – Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, Kryetari i Komisionit EvropianJean-Claude Juncker, të gjithë komisionarët evropianë. Të nesërmen Presidenca do të hyjë menjëherë në fazën e punës duke filluar bisedime midis anëtarëve të KE-së dhe ministrave bullgarë mbi prioritetet kryesore për muajit në vijim. Temat e rendit të ditës janë shumë dhe me rëndësi të madhe – Brexit, buxheti i BE-së për periudhën e re programore, ndryshimet në politikën e migracionit, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor… Kryesia Bullgare është ngarkuar suplementarisht me pritje të larta – për përparimin në fazën kritike të bisedimeve për Brexit-in; për shpërndarjen e drejtë të peshave buxhetore lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja;për ruajtjen e interesave në politikën e kohezionit; për përparimin e integrimit evropian të vendeve fqinje të Bullgarisë – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi; për normalizimin e dialogut mes BE-së dhe Turqisë etj.

Gjatë paraqitjes paraprake të prioriteteve të saj Bullgaria mori sigurimin e partnerëve të saj evropianë për solidaritet. Si një gjest simpatie dje Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Sofje Emma Hopkins komentoi se “bullgarët janë njerëz shumë pragmatikë, sidomos kur të bëhet fjalë për Evropën. Ata komunikojnë shumë lehtë dhe … arrijnë lehtë deri në bisedimin, ku lindin vendimet e domosdoshme.”

Udhëheqja Bullgare është e qartë për përgjegjësitë e saj, autoritetet bullgare janë mobilizuar maksimalisht për t’i përballuar detyrat. Ata e kanë përkrahjen jo vetëm të forcave politike në pushtet, por edhe të opozitës. Madje oponenti më i ashpër i pushtetarëve – Partia Socialiste Bullgare, deklaroi se do të bashkëpunojë për suksesin e Presidencës Bullgare, sepse bëhet fjalë për një temë mbipartiake dhe kombëtare. Shoqëria në përgjithësi gjithashtu e përkrah Presidencën Bullgare. Në 93 bashki të vendit do të zhvillohen ngjarje të ndryshme kushtuar Kryesisë. Sot në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” në Sofje ka një spektakël festiv, në të cilin Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare do të interpretojë himnin e BE-së – Simfonia e nëntë e Ludwig van Beethovenit, kurse pas kësaj elita evropiane do të marrë përshëndetje me interpretime të ansambleve prestigjioze “Joan Kukzel – Zëëmbli”, “Çinari” dhe “Bëllgare”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button