☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.23%
DOW 47,756 ▲2.52%
NASDAQ 22,583 ▲2.57%
NAFTA 94.30 ▼16.51%
ARI 4,747 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,281 ▲ +4.06% ETH $2,207 ▲ +5.6% XRP $1.3513 ▲ +3.71% SOL $83.0600 ▲ +4.22%
S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,756 ▲2.52 % NASDAQ 22,583 ▲2.57 % NAFTA 94.30 ▼16.51 % ARI 4,747 ▲1.34 % S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,756 ▲2.52 % NASDAQ 22,583 ▲2.57 % NAFTA 94.30 ▼16.51 % ARI 4,747 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Presidenca: Vendi duhet të nxirret nga kjo situatë, me zgjidhje apo me zgjedhje!

presidenca-vendi-duhet-t-euml-nxirret-nga-kjo-situat-euml-me-zgjidhje-apo-zgjedhje_hdArbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se i gjithë procesi i lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, nga ana e shefes së shtetit, është ndërtuar në mirëbesim dhe mirëkuptim.

Ai ka theksuar se Presidentja Jahjaga i ka inkurajuar, që prej fillimit të procesit të diskutimeve, të gjithë liderët që të reflektojnë dhe të gjejnë guximin e kurajën për të ofruar zgjidhje, bazuar, sipas tij, në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues dhe për të ndihmuar që vendi të dal nga kjo situatë e pamundshme e krijuar.

“Një takim i përbashkët i liderëve të partive politike parlamentare në Zyrën e Presidentes, në të cilin do të ofroheshin edhe zgjidhje konkrete për situatën e krijuar, do të mund të tejkalonte këtë gjendje dhe do të ndihmonte në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përfshirëse”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, e para e shtetit që “prej fillimit të diskutimeve ka bërë me dije se vendi duhet të dal nga impasi i krijuar, me qëllim të shmangies së një krize më të thellë jo vetëm institucionale por edhe buxhetore dhe financiare”.

“Në çfarëdo rasti, presidentja do të vazhdojë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues, dhe bazuar mbi këto akte ligjore, bazuar edhe në të drejtën e saj kushtetuese, si dhe bazuar në qëndrimin e liderëve të partive politike, ajo do të veprojë”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, “nëse nuk ka asnjë zgjidhje dhe liderët i shohin si alternativë të vetme të mbetur zgjedhjet, atëherë pikërisht bazuar në Kushtetutën e Kosovës, në të gjitha ligjet në fuqi dhe në rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve të Presidentes, vendi duhet të nxirret nga kjo situatë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.