Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashi për ditën e Sulltan Novruzit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se kjo ditë është e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes.
Po ashtu Begaj ka shkruar se Sulltan Novruzi na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.
Urimi i Begajt:
Gëzuar Sulltan Novruzin!
Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.
Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.