Politika

Presidenti dekreton datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare 2017

TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.-Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot  datën se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Me më një dekret që ka hyrë në fuqi menjëherë, Presidenti ka vendosur që data e zgjedhjeve të jetë 18 qershor 2017.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9883

Tiranë më 05.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button