Presidenti i zgjedhur nga populli

Në shumë shtete të Europës së Bashkuar ku ne duam të hyjmë presidentët i zgjedhin me votim direkt nga populli si në Francë, Austri, Finlandë, Portugali, Poloni, Çeki, Rumani, Bullgari, Maqedoni, etj. Në disa vende të tjera Presidenti zgjidhet me një procedurë që parashikon veç parlamenteve edhe përfshirjen e njerëzve të zgjedhur nga populli. Në Gjermani zgjidhet nga Konventa Federale, Bundenstagu dhe delegatët e 16 landeve. Në Italinë fqinje voton kolegji elektoral prej 1000 anëtarësh, Parlamenti, Senati dhe 58 votues nga 20 rajone të Italisë. Përjashtim bën Greqia ku Presidenti zgjidhet nga Parlamenti. Politikanët tanë ”origjinalë” në vend që të ndiqnin shëmbullin e shteteve me të përparuara, preferuan të ishin të ”barabartë” me Greqinë?!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.