☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▼ -2.73% ETH $2,187 ▼ -2.8% XRP $1.3256 ▼ -1.72% SOL $81.6900 ▼ -3.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Meta në Baku: Ftesë presidentit Aliyev për vizitë në Shqipëri

Presidenti Meta mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të të Bakusë, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”, ku marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverishë të vendeve të ndryshme, si dhe një numër i madh politikëbërësish dhe akademikësh.

Me këtë rast, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanint, Ilham Aliyev.

Presidenti Meta vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal.

Gjithashtu ai nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.

Presidenti Aliyev e falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi realizimin e saj në një kohë sa më të shpejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.