09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Breaking
Politika

Presidenti Meta zhvilloi një takim pune me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot dhe zhvilloi një takim pune me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein.

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vettingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.