☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.27 ▲3.27%
ARI 4,443 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,573 ▼ -2.91% ETH $2,073 ▼ -5.31% XRP $1.3749 ▼ -3.95% SOL $87.9200 ▼ -5.2%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.27 ▲3.27 % ARI 4,443 ▼2.4 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.27 ▲3.27 % ARI 4,443 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Presidenti Obama për avionin malajzian, Rusinë dhe Ukrainën

obama

Presidenti Obama tha se është “tërësisht i vendosur” që të gjendet se kush e rrëzoi avionin Boeing 777 mbi Ukrainë, pranë kufirit me Rusinë.  Ai i tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se hetuesit janë duke krijuar një ide më të qartë për ngjarjen:

“Faktet tregojnë se avioni u rrëzua nga një raketë tokë-ajër e hedhur nga një zonë në Ukrainë, që është nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia.”- tha Presidenti.

Vendi ku u rrëzua avioni nuk ishte i sigurtë dhe nuk dihet se kush i ka marrë kutitë e zeza të avionit, me regjistrimet e kabinës së pilotit dhe të dhënat e fluturimit, që do t’i ndihmonin  hetuesit të përcaktonin me saktësi se çfarë ka ndodhur.

Ndërsa zoti Obama tha se ende nuk dihen të gjitha faktet, ai akuzoi Rusinë se po vazhdon të mbështesë separatistët në Ukrainën Lindore. Ai i bëri thirrje të gjitha palëve të ndalin luftimet dhe të lejojnë hyrjen e hetuesve në vendin ku u rrëzua avioni:

“Rusia, separatistët pro-rusë dhe Ukraina duhet t’i përmbahen një armëpushimi të menjëhershëm; të mos ndodhë ngatërrimi i të dhënave. …Dhe detyra solemne e kthimit të personave që humbën jetën pranë familjeve të tyre duhet të realizohet menjëherë.”

Në avion ndodheshin 298 persona, mes tyre të paktën një amerikan.

SHBA thonë se Presidenti rus Vladimir Putin dhe qeveria ruse kanç lejuar dërgimin e armatimeve të rënda dhe luftëtarëve në Ukrainë.

Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se separatistët në rajon, të mbështetur nga Rusia, kanë rrëzuar një avion ukrainas transporti, një helikopter dhe ata thonë se kanë rrëzuar edhe një avion luftarak ukrainas.

“Ajo që ne dimë, – tha Presidenti- është se dhuna që po ndodh atje po ndihmohet, pjesërisht, nga mbështetja e Rusisë, që ka aftësinë t’i japë drejtim tjetër separatistëve”.

Rusia mohon se i mbështet rebelët.

Një ditë para rrëzimit të avionit të linjës “Malaysia Airlines”, Shtetet e Bashkuara i shtuan sanksionet ndaj qeverisë ruse, të cilat prekin sektorët e mbrojtjes, financave dhe të energjisë.

Sanksionet e reja janë një goditje për ekonominë e dobësuar të Rusisë. Zoti Obama thotë se në një bisedë telefonike të pati të enjten me zotin Putin, ai e bëri të qartë se SHBA do të vendosin sanksione edhe më të ashpëra ndaj Rusisë, në se Moska nuk merr hapa për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.