☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.46 ▼2.03%
ARI 4,024 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,889 ▼ -2.76% ETH $1,551 ▼ -5.84% XRP $1.0284 ▼ -5.06% SOL $68.1000 ▼ -0.97%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.46 ▼2.03 % ARI 4,024 ▼0.58 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.46 ▼2.03 % ARI 4,024 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti serb dekoron ish të dërguarin amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi Richard Grenell

Presidenti serb i cili i ndau këtë dekoratë zotit Grenell në ditën e shtetësisë ss Serbisë tha se zoti Grenell “është një nga njerëzit që jo rrallë është përpjekur të ketë një qasje shumë të drejtpeshuar që është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë sa i përket Kosovës. A mendon ai ndryshe nga ajo që mendon administrata amerikane? Jo tërësisht, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, tha presidenti i Serbisë.

Faleminderit presidentit serb Aleksandar Vuçiç, gjithë qeverisë serbe dhe popullit të Serbisë për këtë çmim të madh”, shkroi ndërkaq zoti Grenell, duke shpërndarë pamje nga një ceremoni në Beograd ku atij iu ndaj Urdhri i Flamurit.

Në vitin 2019 ish presidenti amerikan Donal Trump emëroi zotin Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

Ai përqendroi përpjekjet për një normalizim marrëdhëniesh ekonomike ndërmjet palëve dhe në vitin 2020 u përplas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që drejtonte qeverinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike.

Mospajtimet nxitën përçarje në koalicionin qeverisës të cilat çuan në rënien e qeverisë së parë të zotit Kurti.

Zoti Grenell ndërmjetësoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve që u nënshkrua me 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit Donald Trump.

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.