Presidenti Thaçi betohet në Kuvend të enjten në orën 11:00
Betimi i Presidentit të Republikës, është pika e vetme në axhendën e seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila do jetë solemne dhe do zhvillohet të enjten, në 7 prill në orën 11:00.
Sipas njoftimit të Kuvendit, pas betimit, Thaçi do marrë detyrën me inaugurim ceremonial të organizuar në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në 8 prill. Ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga, e zgjedhur në 7 prill 2011, përfundon mandatin pesëvjeçar.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, dje, e deklaroi të papranueshme kërkesën e opozitës për anulimin e procesit të zgjedhjes së Thaçit President i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 26 shkurt.
Hashim Thaçi merr detyrën si Presidenti i pestë i Kosovës së lirë nga qershori 1999 – afër 17 vite. Nga katër paraardhësit, i pari ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova, pas tij Fatmir Sejdiu, pastaj Behgjet Pacolli që qëndroi vetëm një muaj në këtë post, si dhe Presidentja drejt përfundimit të mandatit Atifete Jahjaga.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.