🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,941 ▼ -2.32% ETH $2,189 ▼ -2.25% XRP $1.3273 ▼ -1.15% SOL $81.8800 ▼ -2.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Presidenti Trump takoi papa Françeskun në Vatikan

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe papa Françesku, zhvilluan një takim 30 minutësh të mërkurën, që përmbylli vizitat e presidentit në qendrat e tri besimeve monoteiste.

Të dy burrat që u takuan për herë të parë, shtrënguan duart. Papa u duk i ngrysur. Presidenti i qeshur.

Është një nder i madh”, i tha presidenti Trump udhëheqësit të kishës katolike gjatë takimit në studion private të papës.

Papa nuk foli derisa gazetarët ishin në studio dhe as nuk qeshi.

Pas takimit të të dy burrave, papa takoi edhe pjesën tjetër të delegacionit amerikan.

Ky takim përfshinte shkëmbimin e dhuratave.

Kjo është një dhuratë për ju. Këto janë librat e Martin Luther Kingut. Mendoj se do të kenaqeni me to”, tha presidenti Trump.

Papa i dha presidentit Trump një medalje që sipas tij, ishte vepër e një artisti romak. Është një ulli, që është simbol i paqes, e kam nënshkruar personalisht për ju, tha ai, duke i dhuruar presidenti Trump edhe tre libra.

Të dy burrat ishin përplasur me fjalë vitin e kaluar kur zoti Trump po bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale duke paralajmëruar ngritjen e një muri përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikon.

Papa shtroi pyetjen nëse plani për murin ishte në përputhje me vlerat kristiane.

“Një njeri që mendon vetëm për të ngritur mure kudo qofshin ato, në vend të urave lidhëse, nuk është i krishterë.”

Trump iu përgjigj Papës:

“Është e turpshme për një udhëheqës fetar të verë në pikëpyetje besimin e dikujt. Unë ndjehem krenar që jam i krishterë.”

Por, javën e kaluar, gjatë kthimit të tij në Romë nga Portugalia, Papa ofroi degën e ullirit.

“Ka gjithmonë dyer të hapura, ne duhet të kërkojmë dyer që të paktën të jenë gjysëm të hapura, të hyjmë atje, të bisedojmë për gjërat e përbashkëta dhe, hap pas hapi të shkojmë përpara.”

Takimi në Vatikan shihej më tepër si një mundësi për fotografi në publik dhe si një shans për të dy udhëheqësit që t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet, thotë komentatori Jerome Socolovsky:

“Unë mendoj se ekziston një mirëkuptim i përbashkët, se gjatë fushatave fjalët thuhen ose për të siguruar vota, ose nganjëherë në moente zemërimi. Prandaj unë mendoj se si Donald Trumpi, edhe Papa, ndoshta do ta lenë mënjanë të shkurarën dhe do të bisedojmë për çështje që sot janë të rëndësishme.”

Para se të shkontë në Vatikan, presidenti Trump qëndroi në Arabinë Saudite dhe në Izrael – vizita këto të mbushura me simbolizëm, ceremoni dhe histori.

Arabia Saudite i rezervoi një pritje madhështore presidentit amerikan, i cili zgjodhi qendrën e islamizmit si ndalesën e parë të udhëtimit të tij jashtë vendit. Në Izrael, ai vuri në kokë jarmulkën hebraike, kur preku Murin Perëndimor në Jeruzalem.

Pastaj, ndërsa kishte në krah kryeministrin Benjamin Netanyahu, ai foli me shpresë për mundësinë e një marrëveshje paqeje mes feve.

“Kam dëgjuar se kjo është një prej marrëveshjeve më të vështira të të gjitha kohërave. Por unë kam ndjesinë se kemi për ta realizuar,”- tha presidenti Trump.

Pas Italisë, presidenti Trump shkon në Bruksel, për t’u takuar me udhëheqësit e NATO-s dhe më pas në Siçili, për takimin e G7-ës, ndalesa e fundit e udhëtimit të tij 9-ditor jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.