🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.34 ▲0.35%
ARI 4,067 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,089 ▼ -1% ETH $2,068 ▼ -2.26% XRP $1.0573 ▼ -3.29% SOL $83.2400 ▼ -3.24%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.34 ▲0.35 % ARI 4,067 ▲0.91 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.34 ▲0.35 % ARI 4,067 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Presidentja e KE: Shqipëria një aleat i denjë i Aleancës

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO.
Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdheniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.
“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.
Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe dhjetra personaliteteve gjermane e europiane, ministrja Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës, ku ishin të ftuar bashkëpunëtorët më të afërt të ish – ministres Ursula von der Leyen.
Kancelarja Merkel përshëndeti përzëmërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerën ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer.
Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.