🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.05 ▲0.58%
ARI 4,036 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,776 ▼ -0.17% ETH $2,407 ▼ -0.13% XRP $1.3269 ▼ -0.14% SOL $104.7100 ▲ +0.91%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.05 ▲0.58 % ARI 4,036 ▼0.6 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.05 ▲0.58 % ARI 4,036 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kosova

Presidentja Shiroka Pula, krahas liderëve botërorë merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Me ftesë të homologut të saj hungarez, Presidentit Andras Baka, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Gjatë vizitës në Budapest, Presidentja Shiroka Pula do të zhvillojë takim bilateral me Presidentin hungarez, András Baka.

Në ceremoninë përkujtimore, e cila shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë dhe përpjekjen e popullit hungarez për liri e pavarësi, Presidentja Shiroka Pula do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të agjendës së Presidentes Shiroka Pula në Hungari është paraparë edhe një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në këtë shtet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.