Rajoni

Presidentja shpall zgjedhje të parakohshme legjislative në shtator

Presidentja kroate shpalli sot organizimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative më 11 shtator, pas rrëzimit të qeverisë së djathtë muajin e kaluar.

Ky proces votimi do të zhvillohet më pak se një vit pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2015, në një Parlament pa shumicë të theksuar që çoi në krijimin e një qeverie koalicioni të brishtë.

“Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme legjislative më 11 shtator”, bëhet e ditur në një deklaratë të Presidencës.

Ky vendim vjen një ditë pas shpërndarjes efektive të Parlamentit të vendosur më 20 qershor. Qeveria u përmbys disa ditë më herët nga një mocion mosbesimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button