Presidentja takon ambasadoren Cattin Hennin, flasin edhe për kontributin zviceran në KFOR
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë takimit, presidentja vlerësoi raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë shtet si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.
Shiroka Pula shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mërgatës shqiptare në Zvicër, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Zvicrës përmes kontingjentit Swisscoy, i cili është pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga viti 1999.
Presidentja theksoi se bashkëpunimi me Zvicrën do të vazhdojë të thellohet, ndërsa ky shtet do të mbetet një nga përkrahësit e rëndësishëm të Kosovës. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.