☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,252 ▲ +0.49% ETH $2,184 ▲ +1.27% XRP $1.4205 ▼ -0.01% SOL $92.3700 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Presioni i FMN, qeveria miraton skemën e kontrollit të koncesioneve

Pas kërkesave këmbëngulëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të marrë në analizë fisibilitetin e të gjitha koncesioneve të dhëna dhe atyre që do të jepen në formën e partneritetit Publik –Privat, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) ka bërë gati modulin se si do të kontrollohen këto koncesione.

Deri në fund të këtij viti,  ATRAKO dhe Drejtoria e Koncesioneve në Ministrinë e Financave duhet të bëjnë përshkrimin e situatës aktuale, vlerësimin e të metave kryesore apo të hapësirave të zhvillimit, kontekstin e përmirësimit dhe, nëse është e përshtatshme, një pasqyrë të tregut për të gjitha koncesionet aktive aktualisht.

Do të bëhen parashikimet afatmesme dhe afatgjata të nevojave dhe përshkrim i përgjithshëm i projekteve.

Në rastin kur projekti PPP përfshin kryerjen e një funksioni institucional duhet të analizohet  natyra e funksionit institucional  dhe masën në të cilën ky si, ligjërisht ashtu edhe nga natyra e tij, mund të kryhet nga një palë private.

Në rastin e një projekti që përfshin përdorimin e pronës shtetërore, duhet të analizohet përshkrimi e pronës shtetërore në fjalë, përdorimet, nëse dhe një përshkrim të llojeve të përdorimit, në të cilat mund të përfshihet ligjërisht një subjekt privat.

Kërkohen të argumentohen përfitimet strategjike dhe operacionale që priten nga koncesioni PPP të shoqëruara me një projekt teknik.

Analiza teknike duhet të pjesë e studimit të fizibilitetit për secilin projekt dhe ka si objektiv kryesor të demonstrojë se projekti mund të zbatohet duke përdorur teknologjitë e propozuara dhe pa risqe të paarsyeshme teknike.

Çdo koncesion PPP duhet të shoqërohet me një analizë të mirëfilltë ekonomike dhe financiare e cila minimalisht duhet  te përbehet duke u referuar në kostot e drejtpërdrejta të investimeve, kostot e drejtpërdrejta të mirëmbajtjes, kostot e drejtpërdrejta operative që lidhen me funksionimin e përditshëm, kostot indirekte të projektit.

Gjithashtu kjo analizë duhet të përmbajë të ardhurat e projektit  që përfitohen nga analiza e riskut në mënyrë që të identifikohet dhe të vlerësohet gama e riskut që mund të ndikojë mbi projektin.

Gjithashtu vlerësimi mbi dhënien e koncesioni duhet të marrë në konsideratë ndjeshmërinë në publike të projektit apo shërbimit që do të ofrohet.

Studimi duhet të arsyetojë nëse është konfirmuar leverdishmëria dhe qëndrueshmëria e projektit dhe nëse forma koncesion/PPP duket si modeli më i përshtatshëm për zbatimin e projektit.

Arsyetimi i vendimit të koncesionit/PPP-së kryhet duke filluar me Krahasuesin e Sektorit Publik dhe duke përdorur modele të përshtatshme financiare, të tilla si metodologjia e Krahasuesit Publik Privat ose modeli “Hije”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.