☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.88 ▲2.1%
ARI 4,643 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,031 ▲ +2.6% ETH $2,115 ▲ +2.53% XRP $1.3256 ▲ +0.84% SOL $81.8200 ▲ +1.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.88 ▲2.1 % ARI 4,643 ▼0.79 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.88 ▲2.1 % ARI 4,643 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prezantohet komandanti i KDS, gjeneral brigade Dedë Prenga

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcave të Armatosura nga sot do të drejtohet nga gjeneral brigade Dedë Prenga. Komandanti i ri u prezantua sot në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, nga ministrja Mimi Kodheli.

Duke përshëndetur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kodheli theksoi se sfidat e reja kërkojnë përqasje të reja.

“Do të dëshiroja të shihja përkushtimin dhe angazhimin tuaj të përbashkët për të forcuar themelet e profesionalizmit ushtarak. Sfidat e shumëfishta dhe kërcënimet hibride shtrojnë sot nevojën për studime aplikative që do të trajtojnë problemet dhe sfidat e FA-së dhe t’i shërbejnë si të ardhmes së tyre, ashtu edhe forcimit të themeleve të profesionit të ushtarakut”, u shpreh  Kodheli.

Gjeneral brigade Prenga, siguroi në fjalën e rastit se do të punojë me përkushtim dhe ndershmëri të lartë në drejtimin e institucioneve të arsimit tonë ushtarak.

Gjeneral brigade Dedë Prenga vjen në detyrën e komandantit të KDS-së, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në FA dhe në strukturat e sistemit tonë arsimor ushtarak. Detyra e tij më e fundit ishte ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Austri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.