Prezantohet programi “Rilindja Urbane 2.0”, Demo: Një nivel i ri bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor
Qeveria prezantoi këtë të premte programin “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon transformimin e territorit, zhvillimin ekonomik lokal dhe forcimin e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.
Gjatë prezantimit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, e cilësoi programin si një nismë ambicioze që synon t’u japë përgjigje sfidave strukturore që kanë shoqëruar vendin gjatë 35 viteve të fundit.
Sipas tij, programi ka edhe një dimension të rëndësishëm ekonomik, pasi synon të krijojë infrastrukturën dhe kushtet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë strategjikë si turizmi dhe ekonomitë lokale.
Gjatë prezantimit, Demo bëri të ditur se programi mbështetet mbi 11 shtylla kryesore, të cilat do të udhëheqin zbatimin e tij në të gjithë vendin.
“Sot jemi mbledhur këtu për të prezantuar Rilindjen Urbane 2.0, një program ambicioz po aq sa në ambiciet e Shqipërisë dhe e qytetarëve të saj. Është shumë më tepër se një program investimesh, shënon një nivel të ri bashkëpunimi midis qeverisë qendrore dhe asaj lokale. Për t’u dhënë përgjigje disa prej sfidave strukturore që na kanë shoqëruar përgjatë 35 viteve të fundit. Është gjithashtu një program ekonomik, krijon terrenin dhe infrastrukturën e nevojshme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në disa sektorë strategjikë duke e nisur nga turizmi dhe ekonomitë lokale.
Ky program adreson shumë çështje. Është një program qeveritar që në fakt ndërthur disa portofole dhe fusha përgjegjësie. Do doja të falënderoja të gjithë ministrat me të cilët kemi bashkëpunuar ngushtësisht gjatë këtyre muajve të fundit për hartimin e këtij programi. Një falënderim i veçantë shkon për kryeministrin, për vizionin dhe filozofinë mbi të cilin është ndërtuar ky program si dhe për kontributin e tij në ngritjen e kësaj nisme në një nivel krejt tjetër ambicie dhe transformimi.
11 shtyllat të cilat përbëjnë Rilindjen 2.0.
Besoj fort që të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm për sa i përket sfidave që hasim çdo ditë në territor dhe profilit që duhet të kenë bashki të ndryshme në lidhje me turizmin. Shtylla e parë ka të bëjë me muzetë e identitetit lokal. Çdo bashki ka një histori dhe ta kthejmë atë histori në një hapësirë, përvojë dhe vlerë për komunitetin. Transformimi i jashtëzakonshëm që ky sektor ka krijuar në territor detyrimisht kërkon dhe mbështetje sa i përket asaj oferte që duhet të ofrojnë bashkitë. Muzetë kanë një rol të rëndësishëm”.
vijon…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.