☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,500 ▲ +1.15% ETH $2,111 ▲ +1.6% XRP $1.4127 ▲ +1.61% SOL $88.1600 ▲ +1.3%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Prezantohet projekti i Rrjetit Ekologjik Ndërkufitar dhe Web Gis-it

Në kuadër të projektit BorN – Natyrë pa Kufij – Mbrojtja dhe zhvillimi i parqeve natyrore Bjeshkët e Nemuna dhe Prokletije, në Pejë është mbajtur prezantim i hapur mbi projektin BorN dhe aktivitetet e realizuar deri më tani.

Projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuader të programit ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi, dhe i implementuar nga Shoqtat Trentino con il Kossovo, Agjencioni i Mbrojetjes së Mjedisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës në Kosovë në partneritet me Komunën e Plavës dhe Qendrën Rajonale për Zhvillim të Rozhajës.

Në kuader të këtij projekti, sot janë prezantuar dy produkte shumë të rëndësishme në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit dhe ngritjës së vetëdijes qytetare për ambientin dhe zhvillimin e mundësive të reja për promovim të turizmit: Rrjeti Ndërkufitar Ekologjik, Kosovë dhe Mali i Zi, Web Gis Ndërkufitar i Biodiveristetit.

Në këtë takim, prezentuan, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri, Drejtori i sektorit për investime dhe zhvillim, të Komunës së Plavës, Fuad Feratovic, Projekt Menaxheri i projektit Elbert Krasniqi dhe ekspertët nga Itaila, të involvuar në këtë projekt nga Albatros srl.

Grupet punuese lokale dhe italiane, prezantuan edhe një dokument strategjik për rrjetin ekologjik ndërkufitar, dokument i cili do i adresohet autoriteteve lokale dhe qendrore.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin përfaqësues të Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe të organizatave të shoqërisë civile aktive në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit. /Telegrafi/

turizem
turizem2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.