Kronika

Prezantohet Regjistri elektronik i kthimit dhe kompensimit të pronave

DSC_0030-526x350Prezantohet Regjistri Themeltar i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave prej vitit 1993-shit deri më sot, të cilin Ministri i Drjetësisë Naspi Naço e cilësoi si një instrument transparent për të zbardhur situatën e kompensimeve.

Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë gjatë mëngjesit të sotëm veç Ministrit Naço, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Agjenicsë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato.

Në fjalën e çeljes, Ministri i Drejtësisë tha se “regjistri Themeltar i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është jo vetëm një realizim i objektivave të marra përsipër nga AKKP për 300 ditëshin e parë të qeverisjes, por është edhe hapi i parë i realizimit të planit të veprimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave në muajin Prill 2014, si masa konkrete të qeverisë shqiptare në zgjidhjen e këtij problemi 20 vjeçar në fushën e pronave.”

Sipas Ministrit, gjendja e rëndë dhe aspak funksionale e AKKP-s, ishte dhe pikënisja e punës intensive për realizimin e detyrimeve të marra përsipër me ligj. “Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave,  AKKP-ja, në muajin Nëntor të vitit 2013 ka marrë përsipër të realizojë Regjistrin Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga viti 1993 deri më sot.”, bëri të ditur Naço.

Ministri i Drejtësisë shtoi se, Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për krijimin e këtij regjistri themeltar u orjentua drejt një kalendari pune të qartë për identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha dosjeve në institucion, qoftë atyre “të humbura”, “të mbyllura nëpër sirtarë” apo të lëna prej 8 vitesh pa shqyrtim në arkivën e institucionit.

Naço sqaroi se, “realizimi i regjistrit themeltar të vendimmarrjes u shoqërua nga skanimi dhe dixhitalizimi i plotë i të gjitha dosjeve të arkivës duke realizuar kështu një data-bazë të integruar në të gjithë informacionin që ai mban.”

“Ky regjistër elektronik dhe informacioni që ai mban, shtoi Ministri i Drejtësisë,  është embrioni për fillimin e fazës së dytë të një pune intensive në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.”

“Synimi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave , shtoi Naço, është krijimi i regjistrit me rend kronologjik të vendimeve për kompensim nga viti 1993 deri në vijim, e cila do të nxjerrë për herë të parë pas 20 vjetësh edhe faturën e kompensimit, mbi bazën e të cilës qeveria do të realizojë formulën për zgjidhjen e këtij problemi.”

“Kjo, nënvizoi Naço dëshmon se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka marrë përsipër të dalë para publikut me një transparencë të plotë në zbardhjen e kësaj situate, përmes bërjes publike të këtij regjistri në funksion të pronarëve si dhe në respektim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.”.

Sakaq, regjistri themeltar i vendimmarrjes për kthimin dhe kompensim e pronave regjistron të dhënat për:  Të gjitha dosjet e depozituara në arkivë dhe protokoll nga viti 1993 e në vijim;   Qarku – Rrethi – Bashkia – Komuna që këto dosje përfaqësojnë; i shpronësuar dhe kërkuesit e autorizuar prej tyre për aplikim përpara institucionit të kthimit dhe kompensimit të pronës;  Sipërfaqet e pretenduara në rastin e dosjeve pa shqyrtim; Sipërfaqet e kthyera dhe të kompensuara në rastet e dosjeve me vendime;    Llojin e pasurisë së pretenduar – njohur – kthyer dhe kompensuar   Regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompesimit si dhe vendimeve të AKKP-së nga viti 1993 deri më sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button