roze

Princesha do të quhet Charlotte Elizabeth Diana

Charlotte Elizabeth Diana është emri i princeshës së Britanisë, vajzës së princit William dhe Kate Middleton.

Emri i vogëlushes u bë publike nga Pallati Kensington dy ditë pas lindjes së saj.

Njoftimi mbretëror lë të kuptohet vetë domethënia e tre emrave të përzgjedhur nga William dhe Kate.

Charlotte është forma femërore e emrit Charles, babai i William, por ky emër ka qenë i përhapur gjerësisht në shekullin e 18-të, kur e mbante gruaja e mbretit George III, mbretëresha Charlotte.

Në vitin 1761 George bleu “Buckingham House” për mbretëreshën Charlotte, pranë Pallatit St. James. Fillimisht njihej si “Shtëpia e Mbretëreshës” dhe sot është “Buckingham Palace”.

Charlotte ka lidhje edhe me Kate, pasi është emri i mesëm i Pippa Middleton, motrës së Dukeshës së Kembrixhit.

Sa për Elizabeth domethënia është kuptimplotë, që nga stërgjyshja e Princeshës së sapoardhur në jetë, e deri tek Elizabeth I, Mbretëresha që udhëhoqi në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të Anglinë.

Diana është emri i nënës së princit William, bashkëshortja e Charles, princesha që u nda tragjikisht nga jeta më 31 gusht të 1997-ës në një aksident tragjik me makinë.

Duka dhe Dukesha e Kembrixh vendosën për emrin e vajzës së tyre shumë pak pas lindjes, por kishin preferuar të informonin Mbretëreshën personalisht, para se ajo të bëhej publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button