☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.80 ▼1.34%
ARI 4,052 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,312 ▲ +1.12% ETH $2,322 ▲ +1.68% XRP $1.2801 ▼ -0.01% SOL $93.0200 ▼ -0.2%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Princi ministër Faisal Farhan Al Saud, nga Arabia Saudite vizitë dy ditore në Tiranë

Një përfaqësues i lartë i qeverisë së Arabisë Saudite do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Duke iu referuar burimeve pranë organizimit të kësaj vizite raporton se Princi Faisal Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, viziton Shqipërinë paraditen e kësaj të premteje.

Ndërsa të shtunën ora 10:45 në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama bashkë me  ministrin Faisal Farhan Al Saud do të dalin në një konferencë për mediat.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e  një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.

Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve.

Princi Faisal është anëtar i familjes mbretërore saudite.

I lindur në Gjermani dhe i shkolluar në SHBA, Princi Faisal prej 23 Tetorit të vitit 2019 mban postin e Ministrin e Punëve të Jashtë të Arabisë Saudite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.