roze

Prindër krenarë si Victoria dhe David Beckham

Harper Beckham ka filluar që tani t’i bëjë prindërit e saj të ndjehen krenarë për të. Së fundmi, Victoria ka shpërndarë në rrjetet sociale arritjet e së voglës në shkollë.

Harper i ka bërë një surprizë të bukur familjes së saj duke u kthyer nga shkolla me një “kupë” të marrë si një lexuese e shkëlqyer.

Kjo e ka gëzuar pamasë Victoria-n, aq sa nuk i ka rezistuar tundimit për ta bërë publike këtë arritje të së bijës. Bashkangjitur me foton ajo është shprehur se është një mama krenare.

Por jo vetëm kaq. Harperi nuk ka aftësi të mira vetëm në lexim, por dhe ne vizatim. Në një postim të mëparshëm, Victoria ka shfaqur një vizatim të së bijës duke shkruar: “E lumtur, Harper e dashuron shkollën. Mama krenare.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button