☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.87 ▲1.02%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,431 ▲ +1.57% ETH $2,216 ▲ +0.7% XRP $1.3591 ▲ +0.78% SOL $84.6000 ▲ +2.04%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Prishtinë: Shpërndahen protestuesit, situata drejt normalizimit

uuuuSituata në Prishtinë, pas protestave të dhunshme të opozitës, ka nisur të qetësohet, ndërsa protestuesit janë shpërndarë dhe policia është tërhequr.

Më herët, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mori flakë nga shishet e shumta të molotovit, që protestuesit hodhën në drejtim të Qeverisë. Pas kësaj ka ndërhyrë Policia e Kosovës e cila ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Nga përplasja e ashpër mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, kanë mbetur disa policë të lënduar. Gazetarët e KosovaPress-it në terren raportojnë se disa policë kanë marrë goditje nga gurët dhe mjetet e forta që po hidhen në drejtim të tyre.

Përplasjet u zhvilluan edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”,ku Policia u detyrua t’i shpërndajë protestuesit që filluan të hedhin koktej molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë në sheshin “Skëndërbeu”.

Ndërkohë, policia arrestoi disa nga protestuesit e dhunshëm që kanë hedhur në drejtim të tyre koktej Molotovi. Raportohet se deri më tani janë arrestuar gjashtë protestues.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kanë apeluar me anë të një komunikate që të tërhiqen të gjithë të përfshirët në incidentet e dhunshme pas protestës së sotme të opozitës në Prishtinë.

“Protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj. Ne si parti politike u shprehim falënderimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jenë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin”, thuhet në komunikatë, ndërsa theksohet se aleanca jonë do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me qytetarin e vendit edhe në këto momente të ndjeshme.

Në ora 17.00, pritet një konferencë shtypi e Policise së Kosoves.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.