Pritet dorëheqja e Kryeministrit Nikolla Gruevski
Sipas Marrëveshjes ndërpartiake së Përzhinos për daljen e Maqedonisë nga kriza politike, Kryeministri aktual i vendit Gruevski me 15 janar duhet të jep dorëheqje dhe të hapë rrugën për themelimin e qeverisë teknike, e cila do përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara për 24 prill.
Gruevski disa herë deri më tani ka konfirmuar se do të jep dorëheqje, duke thënë se zëvendësin e tij do e caktojë partia, e jo ai.
“E konfirmoj se sipas Marrëveshjes më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re, me kryetar të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht, gjithsesi se do të jap dorëheqje,ndërsa emri i kryetarit të ri të Qeverisë i cili do t’i organizoj zgjedhjet do të publikohet pasi të vendos VMRO- DPMNE-ja”, ka pohuar për mediat Kryeministri Nikolla Gruevski.
Në ndërkohë është paralajmëruar ardhja në Maqedoni e uerokomesarit Han dhe takimi i tij me krerët partiak me të cilët pritet të bisedojë lidhur me mosrealizimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos.