Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ
NAFTA
ARI 4,540 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,774 ▲ +0.33% ETH $2,036 ▲ +1.67% XRP $1.3303 ▲ +0.39% SOL $83.2900 ▲ +1.69%
S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ NAFTA ARI 4,540 ▲0.36 % S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ NAFTA ARI 4,540 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Privatësia, Shqipëri-Itali marrëveshje bashkëpunimi për Call Center-at

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi u prit në një takim nga homologu i tij Antonello Soro.

nenshkrimKomisioneri Dervishi e informoi homologun Italian mbi aktivitetin që ka zhvilluar Autoriteti Shqiptar i Mbrojtjes se të Dhënave Personale dhe shprehu vullnetin e tij për të çuar në një nivel më të lartë këtë bashkëpunim midis dy autoriteteve në kuadër të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Në përfundim të takimit, dy Komisionerët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit për shkëmbim të vazhdueshëm të eksperiencës në kryerjen e inspektimeve/mbikëqyrjeve të përbashkëta në kontrollues/kompani Italiane që ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpunojnë të dhëna personale.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Komisionerit zhvilluan edhe takime të tjera të nivelit teknik në të cilat u diskutua mbi inspektimet administrative të ushtruara në kompani call center dhe në kontrollues të cilët  përpunojnë të dhëna në mënyrë elektronike apo për qëllime marketingu.

Një takim i veçantë u zhvillua me Njësinë Speciale për Mbrojtjen e Privatësisë pranë Guardia di Finanza. Në këtë takim delegacioni i Komisionerit u njoh nga afër me veprimtarinë inspektuese të këtij institucioni në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.