🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.33 ▲5.21%
ARI 4,768 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,222 ▼ -0.99% ETH $2,183 ▼ -3.18% XRP $1.3311 ▼ -3.66% SOL $82.2800 ▼ -2.73%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.33 ▲5.21 % ARI 4,768 ▼0.18 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.33 ▲5.21 % ARI 4,768 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Procedim për 12 prokurorë. Raporti i MD: Ja shkeljet për vitin 2015

Më shumë se 75 përqind e prokurorëve të inspektuar nga Ministria e Drejtësisë për vitin 2015, janë gjetur në shkelje.

Në raportin vjetor, të dërguar në Parlament nga ministri i Drejtësisë në lidhje me inspektimin 1 vjeçar të punës së Prokurorisë, rezulton se janë kontrolluar 32 prokurorë, nga të cilët janë konstatuar me shkelje 24 prej tyre.

Ne raport thuhet se, ministri i Drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 12 prokurorë, veprimtaria e të cilëve është konstatuar me shkelje të detyrës, duke marrë në konsideratë dëmin e shkaktuar nga shkeljet e kryera.

Sipas inspektorëve, të cilët kanë verifikuar shkeljet, ajo e shndërruar në një virus për të gjithë, është shkelja e detyrimit për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore. Shkelje kjo e evidentuar në gjashtë nga shtatë prokuroritë e kontrolluara.

Pothuajse e gjithë veprimtaria e prokurorëve të kontrolluar rezulton të ketë probleme me vijueshmërinë e hetimit.

Mosfillimi i ndjekjes penale, shkelja e detyrimit për respektimin e afateve hetimore, si edhe respektimi i parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, janë tre shkelje të tjera të vërejtura më shumë në punën e prokurorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.