☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,474 ▼0.42%
NASDAQ 21,859 ▼0.62%
NAFTA 113.72 ▲1.17%
ARI 4,711 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,577 ▼ -1.75% ETH $2,094 ▼ -2.31% XRP $1.3075 ▼ -2.42% SOL $79.9500 ▼ -2.52%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Procesi hetimor ndaj Presidentit Trump do të transmetohet në televizion

Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë publik procesin për hetimet kundër Presidentit Donald Trump, ndërsa të mërkurën fillojnë seancat dëgjimore që do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion.

Seancat dëgjimore publike po vënë në shënjestër zotin Trump, duke e akuzuar për abuzim të pushtetit për përfitime politike personale.

Deri tani, procesi hetimor është kryer pas dyerve të mbyllura, me të dhëna të publikuara në formën e transkriptimeve dhe raporteve mediatike.

Profesori i shkencave politike dhe të komunikimit Leonard Steinhorn me Universitetin Amerikan, thotë se seancat dëgjimore do të tërheqin vëmendjen e shumë amerikanëve.

“Njerëzit do të ndjekin seancat në televizor sepse duan të dinë se çfarë po flitet dhe çfarë po ndodh në vend. Mendoj se do të tërheqë vëmendjen në masë të madhe të popullit amerikan.”

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë nëse zoti Trump shkeli betimin duke i kërkuar Ukrainës që të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, ndërsa u bllokua ndihma ushtarake për Ukrainën, një vend aleat evropian.

Për javë të tëra Presidenti Trump ka mohuar se telefonata e tij në korrik me presidentin e Ukrainës mund të cilësohej si kushtëzim për dhënien e ndihmës ushtarake në shkëmbim të hetimeve për zotin Biden dhe djalin e tij.

Ndër dëshmitarët e parë këtë javë do të jenë tre diplomatë të Departamentit të Shtetit që kanë dhënë dëshmi që vërtetojnë veprimet e qeverisë. Republikanët duan të dëgjojnë nga të tjerët, përfshi zotin Hunter Biden dhe individin anonim që nxiti hetimet. Nga ana tjetër, demokratët nuk ka gjasa që të bien dakord.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.