Politika

Prodi: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit

“Progresi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian është i dukshëm, procesi vijon dhe ne do ta mbështesim Shqipërinë”, deklaroi sot ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, i pranishëm në konferencën e organizuar në Tiranë, mbi “Rolin e partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”.

Ish-kryeministri italian tha se, “sa herë që vjen në Shqipëri, sheh ndryshime pozitive”.

“Vendet evropiane duhet të ndihmojnë vendet që janë në proces integrimi, për të bërë hapa përpara. Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar”, tha Prodi.

Ish-kryeministri italian theksoi se “një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhen zbatuar me përpikëri”. “Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur”, deklaroi Prodi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button