Kosova

Profesori amerikan me një analizë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në një artikull të botuar në një faqe interneti të revistës amerikane për Politikë të Jashtme, profesori i njohur, Edward P.Joseph sugjeron se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mund të jetë “një nxitje për paqe të qëndrueshme”.

Profesori në Universitetin e Uashingtonit  “Johns Hopkins” ka analizuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë në një artikull të titulluar “Vrasja mund të jetë ajo çka është e nevojshme në Kosovë”, transmeton Indeksonline.

Ai sqaron se kjo tragjedi do të jetë “një shtysë për paqen e përhershme të Kosovës”.
Beogradi, sipas Joseph, me kokëfortësi vazhdon të ketë iluzion se Kosova mund të ndahet në veri nga Kosova.

“Serbia po jeton në iluzione pasi në të njëjtën kohë i hap dyert Rusisë, e në anën tjetër synon në afrimin me Bashkimin Evropian. “Ky iluzion për Kosovën i çoi në vrasjen e Ivanoviqit”, ka thënë Joseph.

Megjithëse kjo gjendje mund të gjejë një zgjidhje për paqe në Kosovë, ai nuk mendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar  Vuçiq nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një kompromis të tyre pa ndihmen e SHBA-së.

“Vetëm SHBA ka fuqinë për t’i mbledhur në Bruksel, Beogradin dhe Prishtinën për marrëveshjen që Kosovës do ia hapte dyert në Kombet e Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë i lejon Serbisë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ai.

Uashingtoni nuk mund të rrezikojë që t’ia lë çështjen e Kosovës evropianëve, duke pasur parasysh “kërcënimin rus”.

Ndryshe, Joseph është një ligjërues i politikës së jashtme, autor dhe praktikues në terren.

Ai është një ekspert i Ballkanit, dhe ai shkon në çdo vend që ka konflikt nëpër Ballkan, duke përfshirë këtu edhe detyra e rënda në Bosnje gjatë luftës. Në biografinë e Edward, gjithashtu shkruan se ai ishte angazhuar për të shmangur një konflikt të dhunshëm mes Serbisë dhe Kosovës në prill të vitit 2012, për shkak të aftësisë dhe përvojës së tij negociuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button