☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.02 ▲1.02%
ARI 4,144 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,342 ▲ +2.16% ETH $2,419 ▲ +3.67% XRP $1.3208 ▲ +2.09% SOL $96.5100 ▲ +2.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.02 ▲1.02 % ARI 4,144 ▲1.75 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.02 ▲1.02 % ARI 4,144 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, ambasadorja e BE-së: Vendi ka ecur përpara, korrupsioni mbetet sfidë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026.

“Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ambasadorja vlerësoi përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por theksoi se vijimi i këtij procesi kërkon përpjekje të vazhdueshme, veçanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

“Dje Komisioni Europian miratoi raportin për Shqipërinë të cilin unë ja dorëzova kryeministrit. Mesazhi i këtij raporti është i thjeshtë, Shqipëria ka ecur përpara. Ky mesazh pasqyron punë e fortë dhe të vërtetë të qeverisë suaj dhe angazhimin e vazhdueshëm në rrugën drejt BE. Vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme”, tha ambasadorja.

Sa i përket drejtësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ambasadorja tha se raporti evidenton përparim, duke vlerësuar edhe punën e SPAK-ut. De Sousa nënvizoi gjithashtu se çdo reformë apo nismë e ardhshme ligjore duhet të mbështetet në reformën në drejtësi të vitit 2016, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e funksionimit efektiv të sistemit, përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në nivele të larta.

“Sa i përket drejtësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporti evidenton përparim të mirë. SPAK ka vijuar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate, këto përpjekje duhet të vijojnë pasi korrupsioni mbetet një sfidë reale. Për këtë arsye është e rëndësishme të punohet për parandalimin e korrupsionit. Çdo reformë apo nismë e ardhshme ligjore duhet të mbështetet në reformën në drejtësi në vitin 2016, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të funksionimit efektiv të sistemit të drejtësisë, përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në nivele të larta”, theksoi ambasadorja.

Në vlerësimin për demokracinë, ambasadorja evidentoi problematikat që lidhen me klimën e polarizuar politike, mbikëqyrjen e kufizuar parlamentare ndaj qeverisë dhe mungesën e konsultimeve publike kuptimplota.

Ajo e cilësoi reformën zgjedhore si urgjente, duke theksuar nevojën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë thellësisht të polarizuar, mbikëqyrje të kufizuar parlamentare ndaj qeverisë dhe mungesë të konsultimeve publike kuptimplota. Reforma zgjedhore është urgjente me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe kjo kërkon një proces gjithëpërfshirës që të shkojë përtej dy partive kryesore”, u shpreh ajo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.