Ekonomia

Projektbuxheti i vitit 2015 synon nxitjen e rritjes ekonomike

anastas-angjeli1Projektbuxheti i vitit 2015 synon nxitjen e rritjes ekonomike, vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit, shprehet deputeti i Partisë Socialsite Anastas Angjeli në një prononcim për ATSH-në. Sipas Angjelit, ai mundëson vijimësinë e reformave të nisura në vitin 2014, si dhe zbatimin e reformave të reja, veçanërisht reformën në sektorin energjitik, reformën e pensioneve, reformën administrative në përputhje me politikat e programit qeveritar.

“Projektbuxheti megjithë pretendimet e bisnesit, krijon kushtet për zgjerimin e veprimtarisë së tyre, nëpërmjet politikave nxitëse fiskale dhe një volumi më të madh investimesh publike. Mbështetja e biznesit do të sigurohet edhe nëpërmjet harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare, si dhe reformave rregullatore, duke krijuar kushtet për rritjen e kreditimit dhe reduktimin e kostos së tij”, thekson Angjeli.
Duke qënë se pr/buxheti është pjesë integrale e PBA-së 2015-2017, ai sipas Angjelit, mundëson ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë në periudhën afatmesme. Në mënyrë të veçantë, ai mban në konsideratë rekomandimet e kriterit ekonomik të Progres Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, tetor 2014, duke synuar ndërmarrjen e hapave drejt procesit të integrimit të vendit tonë në BE.
Angjeli thotë se rritja e të ardhurave parashikohet të arrihet nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve administrative, forcimit të luftës kundër evazionit fiskal, kontrabandës e korrupsionit, përdorimit të sistemeve moderne të teknologjisë së informacionit, programimit e analizës mbi bazë risku, si dhe disa ndryshimeve në ligjet fiskale.
Por thekson ai, forcimi i mbrojtjes sociale ndaj shtresave në nevojë është një objektiv tjetër i rëndësishëm i projektbuxhetit. Reforma në këtë fushë, shprehet Angjeli, synon përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare dhe minimizimin e subvencionit buxhetor në skemën e pensioneve, mbulimin sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, pensionin social për qytetarët mbi moshën 70 vjeç etj.
Lidhur me politikat e shpenzimeve, sipas Angjelit ato mundësojnë zbatimin e prioriteteve në fushat e arsimit, shëndetësisë, energjisë, infrastrukturës, bujqësisë, turizmit etj.
“‘ Projektbuxheti siguron mbështetje për zbatimin e reformës administrativo-territoriale, duke vijuar dhe rritur më tej financimin nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Reduktimi i defiçitit buxhetor dhe borxhit publik përbën një ndër objektivat kryesore të projektbuxhetit, për të arritur në një nivel të qëndrueshëm të tyre në periudhën afatmesme”, thotë Angjeli.
Por Angjeli shprehet se p/buxheti duhet të argumentojë në mënyrë më të plotë faktorët që ndikojnë në rritjen ekonomike 3 % për vitin 2015 pasi kjo shton garancinë dhe sigurinë për tregusit e tjerë financiare të parashikuar në të.
Sipas tij, për garantimin e parashikimeve afatmesme të rritjes se qendrushme ekonomike,zhvillimit dhe punesimit dhe konsolidimin e metejshem fiskal është e nevojshme që në buxhetet e dy viteve të ardhshme dhe në buxhetin afatmesëm duhet të ketë një raport më optimal mes rritjes së të ardhurave nga përmirësimi i administrimit fiskal, formalizimi i ekonomisë, lufta kundër evazionit e korrupsionit, zgjerimi bazës tatimore, nga njëra anë dhe rritjes së tatimeve e taksave, nga ana tjetër. Një tjetër element tha ai, është harmonizimi më i mirë i politikës fiskale me atë monetare, ulja e kredive me probleme dhe rritja e kredisë në ekonomi, vazhdimin e masave të programit për uljen e borxhit dhe mbajtjen në kontroll të defiçitit buxhetor.
Duke u ndalur në fushën e investimeve buxhetore në ekonomi Angjeli thotë se nevojitet vendosja e një raporti më optimal midis investimeve strategjike që gjenerojnë zhvillim afatgjatë e punësim dhe investimeve nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve duke garantuar zhvillim por dhe sukses të reformës administrative. Po ashtu, sipas tij, dueht vendosja e një raporti më të drejtë e shpenzimeve prodhuese me ato sociale për të gjeneruar më shumë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, punësim e të ardhura. Ai vlerëson se arsimi dhe shëndetësia duhet të vazhdojnë të mbështeten me investime me financim të brendshëm dhe të huaj duke thelluar më tej reformat e nisura në këta sektorë.
“Politikat dhe ndryshimet fiskale, investimet dhe mbështetja buxhetore në total duhet të vazhdojnë mbështetjen e industrisë së fasonëve, përmirësimin e mbrojtjes sociale ndaj shtresave në nevojë etj. Por jo vetëm. Politikat afatmesme dhe afatgjata buxhetore duhet të synojnë orientimin më drejt të këtyre politikave, veçanërisht të investimeve, në sektorët prioritarë të ekonomisë, me ndikim në rritje ekonomike e punësim, si bujqësi, energjitiëk, turizëm”, deklaron ai. Angjeli shprehet se reforma në administratën publike dhe gjyqësor duhet të mbështetet për rritjen e standarteve, nivelit dhe cilësisë, sipas kërkesave të BE.
Një tjetër hap, që dueht ndërmarrë, sipas tij është nxitja e bisnesit privat, si gjenerator i ekonomisë, përmes vazhdimit të reformave rregullatore për vazhdimin e përmirësimit të klimës së bisnesit dhe zgjerimit të lirive ekonomike, nxitjes së kredisë në ekonomi, politikave fiskale mbështetëse, etj. “Një paketë nxitëse për tërheqjen e investimeve të huaja në ekonominë tonë është imediate”, deklaron Angjeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button