🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▼ -2.91% ETH $2,179 ▼ -3.08% XRP $1.3201 ▼ -1.76% SOL $81.3700 ▼ -3.98%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Projektet e përbashkëta rajonale, Ministrat Gjosha, Haxhinasto e Ahmetaj takim me Drejtorin e KE, Paquet

-Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, Ministri Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me  Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian,  Jean Eric Paquet si dhe përfaqësues të Delegacionit Evropian në Shqipëri.

unnamed-215Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë,  energji , SME investim në burime njerëzore ,  turizëm)   ishin pikat kryesore të diskutimeve gjatë këtij takimi.

Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia  e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në  integrimin e mëtejshëm të tij.

U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor,  kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian  të zgjidhjeve të përbashkëta.

Paquet,  nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të  gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.

Gjithashtu u theksua se përdorimi  sa më efektiv i mekanizmave konkretë  në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.