☁️
Tiranë 21°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.38 ▲1.32%
ARI 4,108 ▼1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,533 ▼ -0.83% ETH $2,469 ▼ -1.34% XRP $1.3534 ▼ -0.62% SOL $105.0100 ▼ -1.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.38 ▲1.32 % ARI 4,108 ▼1.66 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.38 ▲1.32 % ARI 4,108 ▼1.66 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Projekti në Zvërnec, Rama: Do të ruhet biodiversiteti dhe laguna, gjithçka është e përcaktuar në kontratë

Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e zhvillimit në zonën e Zvërnecit dhe Pishporos, duke theksuar se ai do të realizohet në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet mjedisore, me fokus ruajtjen e biodiversitetit dhe lagunës.

Sipas tij, zona në fjalë është një peizazh i mbrojtur i kategorisë së pestë sipas klasifikimit të IUCN, ku lejohet bashkëjetesa mes zhvillimit njerëzor dhe natyrës.

“Një tjetër pikë e rëndësishme është se kjo parti ka futur në mbrojtje të vendit të gjitha territoret e kërcënuara në vitin 2017. Pishporo nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet sipas IUCN si kategori e pestë, peizazh i mbrojtur.

Ligji për zonat e mbrojtura është i linjëzuar me standardet ndërkombëtare. Në kategorinë një dhe dy ndërhyrja njerëzore është e kufizuar, ndërsa kategoritë pesë dhe gjashtë lejojnë bashkëjetesën mes njeriut dhe natyrës. Nuk është zonë pa zhvillim, pasi aty kanë jetuar njerëz dhe ata duhet të vazhdojnë të bashkëjetojnë me peizazhin e mbrojtur.

Ne nuk kemi bërë asnjë heqje nga mbrojtja. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe vijon të jetë i tillë. Nuk ka sot asnjë projekt arkitektonik të miratuar, nuk ekziston asgjë e tillë, dhe kush thotë të kundërtën gënjen. Leja e masterplanit ka përcaktuar vetëm zonën zhvillimore”, tha Rama.

Rama tha se projekti do të jetë i detyruar të respektojë një brez mbrojtës përgjatë bregdetit dhe lagunës me qëllim ruajtjen e peizazhit dhe biodiversitetit. Sipas tij, Këshilli Kombëtar i Territorit ka ngritur grupe pune për të garantuar zbatimin e kritereve mjedisore dhe zhvillimore në zonë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e biodiversitetit të ujit dhe lagunës.

“Sipas vendimit, projekti duhet të respektojë një brez mbrojtës nga bregdeti dhe laguna, i cili do të vlerësohet nga studime mjedisore dhe autoritetet përgjegjëse, për të ruajtur peizazhin, cilësinë e habitatit dhe proceset ekologjike të zonës. Kjo është e përcaktuar në projekt dhe jo ajo që thuhet se “po shitet Shqipëria” apo “po tradhtohet vendi”.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka ngritur grup pune për të siguruar kushtet e ndërtimit dhe ruajtjen e kritereve brenda zonës së mbrojtur, si dhe për të mbrojtur biodiversitetin e ujit dhe lagunës”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.