Ekonomia

Projekti për Shëndetësinë, Banka Botërore: Ndryshimet e ministrave ngadalësuan projektin

anka Botërore ka bërë vlerësimin e radhës për ecurinë e projektit që lidhet me Përmirësimin e Sistemit Shëndetësor duke vënë theksin tek amullia që kanë sjellë ndryshimet parazgjedhore të krerëve në disa institucione.

Konkretisht BB shprehet “Për shkak të ndryshimeve të shpeshta në pozicionet drejtuese dhe të stafit teknik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor zbatimi i projektit është ngadalësuar në mënyrë të dukshme krahasuar me vizitën e fundit mbështetëse në shkurt 2017. Megjithatë ka një progres në vijimin e disa aktiviteteve kyçe të projektit :

1.       Përgatitja e specifikimeve teknike dhe dokumenteve të tenderit për prokurimin e pajisjeve mjekësore për spitalet rajonale. Janë të gatshme për të marrë mendimin e Bankës Botërore.

2.       Kontratë për blerjen e softuerit për Kujdesin Parësor Shëndetësor në nivel kombëtar i gatshëm për nënshkrim.

3.       Asistenca teknike për Shqyrtimin e Planit të Racionalizimit të Spitalit- ku ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe është gati për t’u ndarë me BB për të marrë vlerësimin e saj.

4.       Mbështetje Teknike Ndërkombëtarë për analizën e situatës dhe përgatitja e termave të referencës për Sistemin e Informacionit në spitalet rajonale. Vlerësimi edhe për këtë pjesë është gati dhe pret rishikimin e Bankës. Vizita e ardhshme për mbështetjen e implementimit të ekipit të Bankës Botërore është planifikuar për në tetor 2017 për të diskutuar dhe për të rënë dakord për rrugën përpara.

Vizita e radhës për mbështetjen e zbatimit pritet që të jetë në muajin tetor” vlerëson Banka Botërore.

Klima politike gjatë këtij viti është bërë pjesë e raporteve të rishikimit për projekte të caktuara. Edhe tek energjia Banka vlerësoi se pati një rënie të ritmit të zbatimit para fushatës elektorale.

Lidhur me Shëndetësinë konstatimi për ndryshimet e krerëve në institucione është i bazuar në faktin që gjatë muajit mars 2017 nga Shëndetësia u largua ministri Ilir Beqja dhe në vend të tij u emërua Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit do të largohej menjëherë pas arritjes së marrëveshjes PS-PD në muajin maj dhe tek ministria erdhi një emër teknik, Arben Beqiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button