Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,575 ▼0.76%
DOW 45,795 ▼0.93%
NASDAQ 21,969 ▼0.83%
NAFTA 95.71 ▲0.26%
ARI 4,610 ▼5.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,706 ▼ -2.54% ETH $2,117 ▼ -3.65% XRP $1.4331 ▼ -1.88% SOL $87.8200 ▼ -2.28%
S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 % S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Projektligji për regjistrimin e emigrantëve, Rama: Proces historik

Shqipëria numëron mbi 4.4 milionë banorë të regjistruar në gjendjen civile dhe prej këtyre një pjesë e madhe jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve shtetërorë. Shifrat e shtetasve shqiptarë në emigrim përllogariten në mbi 1 milionë, por asnjëherë nuk ka patur një shifër të saktë të tyre në 25 vitet e fundit.

“Sipas shifrave janë mbi 4.4 milionë shqiptarë, por ne nuk dimë sa janë këtu dhe ku dhe sa janë jashtë dhe ku. Dimë që shteti e ka të vështirë t’u shkojë pas për të bërë detyrën e vet, të japë shërbime me cilësi për ata që jetojnë këtu dhe jashtë Shqipërisë”, deklaroi në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë prezantimit të pr/ligjit të regjistrimit të emigrantëve, i hartuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me dikasteret e tjera të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë, fatkeqësisht, për një proces historik: “Është një proces fatkeqësisht historik, pasi jemi i vetmi vend i Evropës pa sistem adresash. Kjo është shëmbëlltyrë e mungesës së shtetit, që nuk di ku ka njerëzit e vet dhe t’ju mundësojë shërbimet që meritojnë”.

“Shqipëria, për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet që ka lënë jashtë inventarit një pasuri siç janë shqiptarët jashtë atdheut. Emigrantët e dinë se çfarë kanë hequr për të marrë një certifikatë”, shtoi Rama.

Tahiri theksoi se “ka ardhur koha për një kontratë të re patriotike me emigrantët”: “Shteti ka detyrë të garantojë shërbime për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë në shtëpinë e tyre. Mendojmë që borxhi që u kemi emigrantëve në mbi dy dekada, është t’u shërbejmë emigrantëve në shtëpinë e tyre. Të bëjmë regjistrimin e tyre dhe mbrapsht t’u japim shërbimet në shtëpinë që banojnë, kudo qoftë kjo. Për këtë Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj dhe nga janari nisim regjistrimin e banesës për çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë. Ky është detyrimi ynë patriotik për çdo shqiptar. Është një sipërmarrje që kthen pas borxhin që u kemi emigrantëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.